Specialiste Tezgjahu Ariee Design Studio
Kërkojmë një specialiste për tezgjah, që punon me pasion dhe që ka dëshirë të mësojë.
Ajo duhet të zotërojë njohuri dhe aftësi të mira në:
- Teknika të ndryshme të punimit në tezgjah si: qilim, sixhade dhe thurje tekstili.
- Të di të endë tezgjahun dhe të njohë të gjitha karakteristikat teknike për secilin punim.
- Të ketë njohuri në fushën e tekstileve.
- Të jetë e mirë organizuar në punë.
Përparësi përbën: Aftësi në teknika të tjera artizanale si (punë me grep, shtiza, qëndisje, qepje me makinë etj). Të ketë qënë e punësuar më parë në ish-artistiket shtetërore ose të ketë eksperienca të ngjashme.
Ne ofrojmë një ambjent komod dhe profesional pune.
Punësim me kontrat pune dhe pagesë e mirë, ku përfshihen kontributet shoqërore dhe shëndetsore.
Ky njoftim nuk është për punë në bazë të porosisë. Puna kryhet në ambjentet e studios sonë me orar me kohë të plotë.
 
 
 
Sanitare/Çoko bistro bar
Coko bistro-bar, ofron vende pune për sanitare:
Detyrat
1.Të jetë e përkushtuar në punë dhe të ketë vetëbesim.
2.Të kryejë me përpikmëri cdo detyrë të dhënë.
3.Të jetë korrekte dhe e gatshme në cdo kohë.
Kualifikimet / Kërkesat
1.Të jetë deri në moshën 45 vjec.
2.Të ketë përfunduar shkollën e mesme.
3.Të ketë ekperencë pune.
4.Të ketë aftësi të mira komunikuese .
Shënime/ [email protected] cel: +355692087797
 

Konsulente Shitje - Max Optika
 
Personi do të jetë i përgjegjshëm për të gjithë aktivitetet e shitjes, nga momenti i marrjes së kontaktit të parë me klientin deri në mbylljen e proçesit të shitjes dhe shërbimin e tij mbas realizimit të shitjes. Të punojë në rritjen e bazës së klientëve të kompanisë. Të bashkëpunojë me stafin e shitjes dhe departamenteve të tjera për ti shërbyer sa më mirë konsumatorit.
● Përgjegjëse për ti shërbyer dhe konsultuar klientët gjatë proçesit të shitjeve.
● Të tregojë aftësi teknike shitëse si dhe të jetë në gjendje të mësojë produktet e kompanisë në mënyrë që të konsultojë në mënyrë efektive klientin.
● Të komunikojë me manaxherin e dyqanit për realizimin e një plani mujor bazuar mbi objektivat e vendosura nga Manaxheri i Dyqanit.
● Të jetë pjesë aktive e zbatimit të planit marketing të kompanisë në pikën e saj të shitjes.
● Të regjistrojë të dhëna të sakta në lidhje me kërkesa/porosi të ndryshme që mund të parashtrohen nga klientët e kompanisë.
● Të kuptojë dhe zbatojë të gjitha politikat, proçedurat dhe kodin e etikës së kompanisë.
Kualifikimet / Kërkesat
● Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
● Të ketë njohuri të programeve kompjuterike
● Të ketë njohuri të gjuhës angleze
● Të ketë aftësi të shkëlqyera në marrëdhënie me njerëzit, motivimi dhe komunikimi;
● Të zotërojë një diplomë universitare
Vetëm personat e short-listuar për këtë pozicion do të kontaktohen.
 
 
Mirembajtes Teknik  Mon Cheri shpk
 
Të punosh në Mon Cheri është si të punosh me miqtë e tu.Ne besojmë në komunikimin e mirë dhe nxisim informimin e njëri-tjetrit dhe klimën harmonike në vendin e punës. Ne synojmë që të ndërtojmë një skuadër të qendrueshme, me lojtarë që e vlerësojnë punën dhe duan të bashkëpunojnë me ne për një kohë të gjatë.
Ne ofrojmë për punonjësit tanë:
  • Kontratë pune të rregullt
  • Sigurime shoqerore dhe shëndetësore
  • Pagesë konkurruese
  • Bonuse në varësi të performances
  • Kushte të mira pune
  • Rritje e përfitimeve sipas vjetërsisë në punë
Kualifikimet / Kërkesat
Të kete experience mbi 5 vite ne kete
Të jete ne moshen 35 – 45 vjec.
Të ketë përfunduar arsimin e larta
Të jetë i gatshëm të punojë me kohë të plotë.
Të ketë aftësi të mira organizative
Të ketë njohuri elektrike, hidraulike dhe procese teknike te pergjithshme.
 
 
Inxhiner Mekanik Comfort shpk
 
Comfort shpk, kompani prestigjioze me seli në Tiranë, eksperiencë 20 vjecare ne projektimin dhe Implementimin e Impianteve Mekanike, ofron vend pune: Inxhinier Mekanik .
Menaxhimi dhe ndjekia e të gjithë fazave të Implementimit të një projekti Mekanik.
Preferohet mosha deri 35 vjeç.
Afati per aplikim :31 Maj 2015.
Personat e interesuar të dërgojnë CV nëpërmjet duapune.com
Kualifikimet / Kërkesat
Diplomë në Inxhinieri Mekanike. Preferencë për profil Termoteknikë, Energji.
Përdorim Softëare : AutoCad bi dimensional, Exclel, Ëord, softëare profesionale.
Gjuhë e huaj: Njohje shumë e mirë e gjuhëve Italisht, Anglisht.
Eksperiencë: Çdo experiencë në llogaritjen, projektimin, preventivimin apo zbatimin e
Impianteve Mekanike ( Ngrohje, Kondicionim, Kundër zjarrit, Hidrosanitare)
Njohje e materialeve dhe pajisjeve.
Aftësi të tjera: Programim i objektivave, vlerësim i punës në bazë të rezultateve, Komunikim i vazhdueshëm dhe aftësi pune në grup,
Patente klasi B dhe aftësi imediate për drejtim automjeti.




Redaksia “Shqiptarja.com”