‘Njoftoni kush ka problem me pagat’, Sindikata e Futbollistëve: Kujdes me kontratat ‘poshtë tavolinës’

‘Njoftoni kush ka problem me pagat’, Sindikata e Futbollistëve: Kujdes me kontratat ‘poshtë tavolinës’

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë me anë të një shënimi në ‘facebook’ iu bën me dije lojtarëve në vendin tonë që kanë patur probleme me pagat të njoftojnë, në mënyrë që pas lajmi të përcillet në Sindikatën Botërore të Futbollistëve Profesionistë, e cila po ndihmon futbollistët për të kaluar situatën e vështirë të ardhur për shkak të koronavirusit.

Më tej SFPSH iu bën thirrje futbollistëve të kenë kujdes kur të vijë merkato me kontratat që firmosin. Sindikata kërkon që lojtarët të jenë të kujdesshëm dhe mos të firmosin kontrata ‘poshtë tavolinës’.

“Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare i kerkon cdo futbollisti te kategorise superiore dhe kategorise se pare, te cilet per shkak te veshtersive ekonomike qe kane kaluar klubet e tyre, nuk kane marre pagat e plota sipas kontratave qe ata kane nenshkruar me klubet e tyre.
Sic jeni ne dijeni FIFA n.p.m FIFPRO (Sindikata boterore e Futbollisteve Profesioniste) po ndihmon futbollistet ne te gjithe boten per te kaluar kete situate te veshtire.
Per situaten e veshtire ne te cilen ndodhen edhe futbollistet Shqiptare ne duhet te bejme me dije edhe FIFPRO-n.
Gjithashtu duke qene se ne muajt ne vazhdim do te filloj sezoni i transferimeve te Futbollisteve, ju bejme thirrje te jeni mjaft te kujdesshem ne kontratat e punes qe nenshkruani me klubet e futbollit.
Ne mungese te kontrates kolektive eshte kjo kontrate individuale e cila do te percaktoj te drejtat dhe detyrimet qe do te keni me klubin e futbollit qe do te nenshkruani.
Eshte kjo kontrate, dhe asnje tjeter e cila do t’ju ofrohet (poshte tavolies), dokumenti ligjor te cilit do ti referohen te gjitha instacant e FSHF ne rast konflikti.
Per kete arsyje ju rekomandojme qe pervec anes financiare kontraten ta konsultoni edhe me avokatet tuaj.
Ne mungese te tyre eshte Sindikata e cila do te jape gjithe ndihmen e saj ne mbrojtje te te drejtave te futbollisteve,"
-shkruan SFPSH.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni