Ekzekutohet me silenciator pak metra larg shtëpisë te ETC 'bosi i drogës' Behar Sofia! Kishte kaluar COVID, dyshohet se u nxor në pritë! Sekuestro kamerave të sigurisë

Ekzekutohet në mes të Tiranës "padrino i drogës" Behar Sofia, i lidhur me 'bosin' e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në 98 në Turqi! 66- vjeçari është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital.

Pas të shtënave ai është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, por ndonëse është transportuar menjëherë në spital, ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje. Ekzekutimi i Sofisë ka ndodhur në qendër të Tiranës, shumë pranë banesës së tij, ku sapo kishte dalë nga ambientet e një lokali ku piu kafen dhe po shëtiste pranë Lanës, përballë Piramidës.

Si ndodhi ekzekutimi i Sofisë, i njohur edhe me emrat Behar Seferi dhe Fatmir Sofia?

Atentatori ka qenë në lëvizje në këmbë në momentin që ka qëlluar në drejtim të 66-vjeçarit. Menjëherë më pas është larguar duke humbur gjurmët. Grupi hetimor ka ngritur dyshime se ka patur edhe bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ruajtur dhe zbardhur lëvizjet e ditëve të fundit të Sofisë.

Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie që të kenë filmuar momentin e ekzekutimit, por grupi hetimor ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm pamjesh të kamerave përreth zonës, për të rënë në gjurmët e autorëve.

Të vetmet kamera pranë vengjarjes janë këto që shihni në pamje, njëra është në kah të kudnërt të trotuarit dhe nuk sheh në vendim ku u rrëzua trupi i Sofisë ndërsa një tjetër kamer është afro 200 metra larg mbi kryqëzimin e unazës me bulevardin mbi urën e Lanës.

Këto pamjet ku vendngjarja kaloi në sitën e hetuesve për të gjetur prova që do të çonin në zbardhjen e krimit. Nga plumbi që i ka përshkruar trupin, në gëzhojën apo armën e cila dyshohet se u hodh në Lanë pas krimit. Hetuesit janë fokusuar në të shkuarën e Sofisë dikur grup i trafikantëve që u kap me 30 kg heroinë në Turqi, si dhe përpalsjeve për linjat e trafikut të drogës që mund të kenë porositur këtë atentat mafioz.

Prej vitesh ai s’kishte asnjë precedent penal apo të kishte shfaqur frikë nga një kërcënim dhe duket sikur ishte harruar duke mbetur një personazh “misterioz|”. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se vetëm pak kohë më parë ai ka kaluar COVID-19, dhe lëvizjet nga banesa i kishte të rralla. Prej dy javësh nuk ka lëvizur nga banesa e tij në ETC, çfarë ka shtuar më shumë dyshimet për nxjerrjen e tij në një pritë të mundshme.

Behar Sofia është arrestuar për herë të parë në vitin 1998 nga policia turke, bashkë me një grup shqiptarësh që merreshin me trafik dorge mes tyre dhe Hekuran Hoxha i njohur ri Roni Shijakut.  Në mesin e të arrestuave 23 vite më parë në Turqi me Sofinë ishte edhe Abdulselam Turgut, emër i njohur i trafikut të drogës, kryesisht në drejtim të Gjermanisë.

Turgut është shpallur në kërkim nga shqiëpria si pjesë e një cellule terrotiste që kishte planifikaur të godiste kampin e muxhahedinëve në shqipëri. Emri i Behar Sofisë, lidhet edhe me gjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit. Disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë, ndërsa prej disa kohësh ai ishte vendosur me banim tek ETC.

 

 

1614242250_sofia.jpg

Viktima Behar Sofia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Behar Sofia kishte kaluar COVID-in, prej 2 javësh në izolim! Dyshohet se u nxor në pritë

1614252196_sofia001.jpg

Viktima Behar Sofia kishte kaluar COVID-19 kohët e fundit. Prej dy javësh nuk dilte nga banesa dhe për këtë arsye ka dyshime për nxjerrjen në pritë ditën e sotme për ekzekutim. Pas hapjes së kamerave të sigurisë është konfirmuar se autori që ka qëlluar në drejtim të 66-vjeçarit ka qenë në këmbë në momentin e vrasjes.

Ora 12:43
Behar Sofia u ekzekutua sapo doli nga kafja, pak metra larg shtëpisë te ETC (VIDEO)

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e Behar Sofisë në Tiranë. Prej disa kohësh ai jetonte te një pallat i ETC në kat të 5. Sot në mëngjes ka dalë nga shpia, ka qëndruar në kafe dhe pasi ka dalë nga kafja është qëlluar me pistoletë me silenciator teksa po ecte në trotuar.

Ora 12:24
U vra me silenciator duke shëtitur në Tiranë, del fotoja e 'bosit' të drogës Behar Sofia

1614252196_sofia001.jpg

Ky është 66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si ‘bos’ droge i cili është ekzekutuar mëngjesin e sotëm afër Piramidën në Tiranë, ndërsa ka qenë duke shëtitur në këmbë.

Ora 10:39
Zbardhet skema! Dy persona qëlluan Behar Sofinë me 2 plumba nga makina, i treti i ka vëzhguar të gjitha lëvizjes

Report Tv ka zbardhur skemën se si është ekzekutuar Behar Sofinë. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur në drejtim të tij është qëlluar me dy plumba nga një pistoletë me silenciator. Atentatorët kanë qenë në lëvizje me një automjet me drejtim Rrugën e Elbasanit. Kanë qëlluar dy herë ku plumbat e kanë kapur në zonën e qafës dhe shpatullës.

Një tjetër person dyshohet të ketë kontrolluar lëvizjet e 65-vjeçarit që në momentet që ka dalë nga shtëpia dhe ka lëvizur në drejtim të zonës ku ka ndodhur vrasja. Në afësi të zonës ku ekzekutimi ka ndodhur nuk ka asnjë kamera sigurie për filmimin e momentit të vrasjes, pasi nuk ka biznese në afërsi. Por policia ka sekuestruar shumë pamje të kamerave më larg vendit të ngjarjes për gjurimimin e mjetit.

Ora 10:27
U ekzekutua te Piramida me silenciator, 66-vjeçari përdorte 3 emra

1614245026_Sequence03.00154819.Still037.jpg

Report Tv mëson se viktima e ekzekutuar ditën e sotme te Piramida në Tiranë ka ndërruar tre emra. Mësohet se ai ka qenë i arrestuar në 1998 në një operacion në Turqi.

Emrat që përdorte  66-vjeçari
Behar Sofia
Behar Seferi
Fatmir Sofia

Ora 10:17
Vrasja e Behar Sofisë, grupi hetimor sekuestron pamjet e filmuara nga bizneset pranë vendit të ngjarjes

1614243814_Screenshot4.jpg

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve afër Piramidës në Tiranë ku është vrarë 66 vjeçari Behar Sofia. Pritet që përmes tyre të zbardhet e plotë ngjarja dhe të bëhet i mundur identifikimi i autorëve.

Ora 09:59
Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë, shoqërohen në polici disa persona

1614243110_Screenshot1.jpg

Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e Behar Sofisë afër Piramidën në Tiranë.

Ora 09:40
Vrasja e 'Padrinos së drogës' te Piramida, policia njoftim zyrtar

1614241858_Screenshot5.jpg

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e Behar Sofisë.

"Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Ora 09:28
Kush është Behar Sofia i ekzekutuar sot te Piramida, lidhja me bosin e heroinës së Turqi, Abdulselam Turgut

1614243110_Screenshot1.jpg

Behar Sofia nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai u arrestua gjatë një operacioni të policisë turke në vitin 1998, ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, mes tyre edhe Abdulselam Turgut i cili ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia, i ekzekutuar ditën e sotme. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë.

Ora 09:21
U qëllua me silenciator te Piramida, ndërron jetë në spitali 66-vjeçari

1614241289_Sequence03.00000413.Still027.jpg

Report Tv mëson se personi i cili u qëllua afër Piramidës, ka ndërruar jetë në spital. Ai është identifikuar B.S., 66-vjeç.

Ora 09:17
U qëllua me silenciator, del fotoja e të plagosurit te Piramida në Tiranë, i shtrirë në tokë dhe i gjakosur në fytyrë

1614242250_sofia.jpg

Ky është personi i plagosur me armë me silenciator mëngjesin e sotëm në afërsi të Piramidën në Tiranë. Siç shihet nga fotoja e Report Tv ai është gjetur i shtrirë në tokë, i gjakosur në fytyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asmoni: 26/02/2021 09:01

    Spaska faj Yll Nroqi qi edhe kur lahet ne det ma badigardat afer, un menojsha se sdi not

    Përgjigju
  • Lagjia: 25/02/2021 20:14

    Ky rrinte gjithe kohen ne kafe lagje, ka qene njeri me jete normale, Ju thoni ne prite! Problemi eshte qe se ka njoft njeri dhe rrinte si njeri i thjeshte, Se ka 30 vjen me kte pune! Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Mire te behet: 25/02/2021 18:57

    Kur se arreston Shteti bosin e droges dhe burgos ate qe ska lek ma pagu dritat, hyn ne pune maligji. Kshuqe mire ta kane bere qe te kane vrare.

    Përgjigju
  • Miri: 25/02/2021 18:43

    Po tgerrmohet mire e mire te jeta kti xhajes plene, do gjeni nji shoqeri te ngushte me Like skrapaliun se i njisin tipa si ky usta presidentit. Nuk tvret njeri kot, se si puna kti ka me qindra nshqipni, po vritesh kur fillon e bon kollare. I plene me pak

    Përgjigju
  • Bujari: 25/02/2021 18:31

    KY SHTET KA POLICI TE DOBET,...DUHEN ME SHUME INVESTIME NE POLICINE E SHTETIT,,,,MOS U KURSE EDI RAMA PER TE MODERNIZUAR DHE STUAR POLICINE,,,,,NUK MUND TE VRITET TJETRI NE MES TE TIRANES ,,DHE POLICIA ME KAMERA DHE ME GJITHCKA TJETER,,NUK ARRIN DOT TE KAPE VRASESIN QE MUND TE KETE QENE JO I MBULUAR...

    Përgjigju
  • Tirona: 25/02/2021 17:42

    Keshtu si puna e ketij do te ikin edhe Ata kriminele qe kercenojne prokuroret dhe gjyqtaret te dala nga Vetingu, . Policia e fshehte ka Bicak

    Përgjigju
  • shaban: 25/02/2021 17:06

    me kete CV si kishte shtepi te ETC dhe spaku nuk ja ka sekuestruar? apo kishte aplikuar per medalje meritash et vecanta ne presidence.

    Përgjigju
  • Elion: 25/02/2021 16:36

    Duket si person i afert me Dulakun...gjoba ne Durres, shpi tek ETC...

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 25/02/2021 15:44

    Iku edhe ky ne boten tjeter . Keshtu vafshi te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës