Një rrugëtim nëpër Tiranën e 'izoluar', të moshuarit 'sherr' në lulishte për shahun e dominonë...Sa të ndërgjegjësuar janë qytetarët? (VIDEO)

TIRANË - Disa qytetarë e kanë marrë me të qeshur. Jo me seriozitet, por me neglizhencë situatën nga koronavirusi në Shqipëri dhe ndërgjegjësimin e përbashkët që duhet të marrim të gjithë si shoqëri për të parandaluar përhapjen në masë të COVID-19, sa nuk është vonë. Nga një vëzhgim i Report Tv në zonën e njohur si "Xhamlliku" në Tiranë nga gazetari Arsen Rusta, qytetarët shihet se kanë shfrytëzuar temperaturat e larta dhe kohën e ngrohtë për të dalë shëtitje në lulishte. Shumë të moshuar, të pamaskuar rrinë pranë njëri-tjetrit duke luajtur shah e domino. Teksa policia bashkiake thërret me megafon me thirrjet "Qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz", qytetarët duken mospërfillës të kësaj thirrje.

Efektivët e policisë bashkiake janë në terren duke i bërë thirrje qytetarëve, ashtu si edhe të moshuarve që ndodhen jashtë, që të mos qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të rrinë të sigurt në shtëpi. Edhe pse shqetësimi më i madh i të moshuarve të pafrikësuar nga koronavirusi, ishte rezultati i lojës në shah, sesa ndërgjegjësimi.

Ka edhe nga ata qytetarë që kanë dalë për të kryer shërbime të nevojshme, të cilët thonë se edhe pse janë jashtë nuk mbajnë kontakt me asnjë person. 

Gazetari i Report Tv shoqëroi në udhëtimin nëpër Tiranë automjetin e Policisë Bashkiake që shpërndan me megafon mesazhin ndaj qytetarëve, ku në trotuar shihet se ka disa lëvzje qytetarësh, por në shumicat prej rrugicave nuk ka qarkullim. 

Shumica e bizneseve janë të mbyllura, por në të rrallë ka edhe ndonjë dyqan të hapur, si përshembull një dyqan rrobash që gazetari spikati gjatë rrugëtimit nëpër Tiranë, një dyqan që në fakt nuk ofron asnjë shërbim të nevojshëm për qytetarët në këto ditë. Hapur duhet të qëndrojnë vetëm farmacitë, furrat e bukës dhe marketet.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DRU ME PRE: 13/03/2020 14:09

    Keta matufat qe dalin per domina e shah meritojne tju shkosh me nje presion uji me zorre zjarrfiksi e ti bash qull-e tju thuash tasht ikni ne shpi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, sot drafti diskutohet në komisione parlamentare! Përfitues 500 mijë shqiptarë

Njohja e pensioneve me Italinë, sot drafti diskutohet në komisione parlamentare! Përfitues 500 mijë shqiptarë