Noizy dhe Çiljeta kopjojnë "Fast
and Furious" në "Gangsta Love"?

Noizy dhe Çiljeta kopjojnë "Fast<br />and Furious" në "Gangsta Love"?
Menjëherë pas publikimit të bashkëpunimit mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe reperit Noizy, i cili zgjati 6 muaj për të përfunduar, kanë nisur komente të shumta në rrjete sociale.

Shkak për diçka të tillë nuk është bërë vetëm fakti që klipi vjen si një film me metrazh të shkurtër (rreth 12 minuta) por më së shumti disa skena të tij.

Sipas komentuesve në rrjete sociale shumë skena të “Gangsta Love” janë të ngjashme me filmin e fundit të sagës “Fast and Furious”.

Pikërisht skena e përmbyllëse e klipit ku Noizy dhe Çiljeta janë duke luajtur në breg të detit me fëmijët, Coco Antonel dhe Fernando, ngjason me skenën e fundit në filmit “Fast and Furious 7”.



(Pjesë e shkëputur nga klipi i Çiljetës dhe Noizyt "Gangsta Love")




(Pjesë e shkëputur nga prodhimi kinematografik "Fast and Furious 7"


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi