Noizy takohet fshehtas me
Dafina Zeqirin

Noizy takohet fshehtas me<br />Dafina Zeqirin
U harruan kohërat kur Noizy sulmonte Dafina Zeqirin, katër vjet më parë, në një nga këngët e tij, “Na jena OTR”. 

Tani Dafina dhe Noizy kanë hedhur pas krahëve të kaluarën dhe janë pajtuar.

Por jo vetëm pajtuar. Noizy dhe Dafina tani, kalojnë shumë kohë bashkë. Sipas burimeve të dritare.net, këngëtarja kosovare udhëton shpesh drejt qytetit bregdetar, Durrësit, ku Noizy ka një shtëpi dhe ata të dy, janë parë dendur në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Burimet e dritare.net nuk specifikojnë nëse afërsia e tyre kaq e madhe, shpjegohet me një lidhje dashurie, apo takohen kaq shpesh për punë. Por është e sigurt se shumë shpejt ata do të shpallin një videoklip të përbashkët, ose lidhjen e tyre të dashurisë. Çfarëdo qoftë nuk mund të fshihet më.

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë artistë nga më të dashurit për publikun. Noizy hyn te djemtë e muzikës, për të cilin, përditë e më shumë, dëgjon vetëm lajme të mira.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran