'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit

TIRANË - Ambasada e SHBA-së ripërsëriti edhe një herë se nuk bashkëpunon me individë non-grata dhe të korruptuar, duke dhënë dhe një herë goditje për Berishën dhe PD-në. Avokati Spartak Ngjela theksoi në ‘Studio Live’ se vendimi i non gratës për Berishën është i pakthyeshëm.

'Tek ty e thashë këtë. E dija ligjin. Ata non gratën nuk e kthejnë se është ligj. I thonë për korrupsion. Nuk kthehet ajo. Prova të pakontestueshme. Kur marrin një vendim të tillë, e dini çdo të thotë provë për vendim të tillë. Një nga arsyet kryesore, që e filluan dhe këtu është fakti që doli non grata më Amerikë. Është çështje profesionale. Të shikojmë si do dali.'

Sa i përket pretendimeve të Berishës se non grata hiqet me ardhjen e Trump në pushtet, Ngjela thotë se këto i thotë për mbështetësit e vet.

'Nuk ja thotë politikës madhe. Nuk do drejtoji ai politikën e madhe, ja thotë simpatizantëve të tij. E patë deklaratën e ambasadores sot. është përfaqësuesi direkt i presidentit. Ka folur direkt presidenti.'

Ndërsa për emërimin e Richard Grenell nga Trump për çështjet e nxehta globale, avokati thotë se ende nuk është shprehur për Ballkanin Perëndimor, teksa nënvizoi se pavarësia e Kosovës është fituar me luftë.

'Nuk di gjë. Do e shohim kur të vij. Tjerat janë fantazi. Nuk është shprehur fare për Ballkanin Perëndimor as për problemin shqiptar. Ja u kam shkruar disa herë. Ka dalë pavarësia e Kosovës me luftë botërore, është bombarduar Beogradi. Në Këshillin e Sigurimit, Rusia abstenoi. Si i shikoni këto të rastësishme? Është forcë e politikës amerikane. E bëri jo vetëm të pavarur, i dha forcë politike, gjithë shqiptarisë. Aleati kryesor i SHBA, bota shqiptare.'

Ngjela vuri në dukje edhe mbështetjen e SHBA-së për SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani.

'Jua a kam thënë, nuk ka nevojë bilanc. E nxori politika amerikane e ngritën ata në qiell. Mori fund loja. Shpresa e Saliut ishte tek Amerika. Shpresë e kotë. Kërkonte të mbante disa qoftë edhe javë përkrahësit e tij. Nuk ja arriti.'

Ndërsa Berisha dhe PD janë prapa me sondazhe dhe larg SHBA-së për shkak se sipas Ngjelës ata janë të lidhur me Moskën.

'Ai është prapa në sondazhe. 17-18%. Shumë prapa. Vërtet mendoni se do marri pushtetin djathtas një parti që e ka kryetarin non grata në Amerikë? Non grata në Amerika domethënë që është me Moskën. Në Moskë e kanë pasur syrin. Nuk bëjnë dot gjë. Nuk kanë hall goditjen penale. të ruajnë paranë që kanë fituar. Të shikojmë do ta ruajnë.'

PD dhe Berisha hodhën në erë 500 uzina dhe fabrika, vijoi më tej Ngjela, me urdhër nga Beogradi kur erdhën në pushtet në 1992.

'Nuk solli zhvillim por edhe atë që solli industrializmin e hodhi në erë PD. 500 uzina dhe fabrika me ndihmën e Beogradit. Këta janë shqiptarët që kanë tradhtuar vendin e tyre. Ja u hodhi në erë Beogradi. E deklaroi vetë Beogradi, deputeti në seancë plenare.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
'Ka qenë këngëtare e nivelit të lartë, diçka i ka ndodhur!', Ngjela për Parashqevi Simakun: Dëmet mund t'i ketë patur nga martesa

 

Avokati Spartak Ngjela komentoi në 'Studio Live' edhe situatën me këngëtaren Parashqevi Simaku që është bërë virale në rrjetet sociale.

Ngjela thotë se gjendja e saj e rënduar vjen edhe prej martesës së saj, por për një personalitet si ajo nuk mund të flitet pa fakte. 

'Regjimi komunist kishte barazitizëm dhe aktorët dhe artistët kanë pasur rroga të larta, në logjikën e barazitzmit komunist. Nuk kanë qenë njerëz të varfër. Por ishte regjim barazitie dhe rrogat të barabarta. S’kemi pse themi në një vend ku nuk ka barazi, barazia që nxorën ata ishte utopi sepse nuk lejuan tregun privat. Nuk solli zhvillim por edhe atë që solli industrializmin e hodhi në erë PD. 500 uzina dhe fabrika me ndihmën e Beogradit. Këta janë shqiptarët që kanë tradhtuar vendin e tyre. Ja u hodhi në erë Beogradi. E deklaroi vetë Beogradi, deputeti në seancë plenare.

Ishte e pastrehë ka pasur dekadencë ekonomike por vetëm kaq dimë, ka qenë këngëtare e nivelit të lartë. Diçka i ka ndodhur. Nga shenjat që shoh i ka patur nga martesat dëmet. Nuk mund të flasim për një personalitet të kulturës së lartë pa fakte.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri

Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri