Nora Istrefi dhe Era janë tashmë dy motrat më të përfolura të showbizit shqiptar. Kjo e gjitha për suksesin që ka korrur e vogla e familjes me hitet e saj. Mirëpo ndoshta askujt nuk ja priste mendja, por dy motrat kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shihen duke ‘vjedhur’ mollë në një pemë.
“A e more një mollë aty?”- e pyet Era të motrën. “Edhe unë e mora një”- thotë ajo më pas, duke treguar para kamerës mollën që kishte marrë pa leje.
(Foto e publikuar nga Era Istrefi)
Sigurisht që ky nuk është një gjest për t’u marrë shembull por të gjithë e kemi bërë një gjë të tillë me pemët e komshinjve kur ishim të vegjël.
(Foto e publikuar nga Era Istrefi)