Këngëtarja Nora Istrefi njihet për pasionin që ka ndaj palestrës dhe jetës së shëndetshme, pasion nga i cili nuk ka hequr dorë edhe pse është në pritje të një vajze. Ajo ka postuar një foto në Instagram, të cilën e ka e hequr më pas, ku shihet duke ngritur shtanga në palestër. "Mënyra më e mirë për të mbajtur të shëndetshëm fëmijën tënd, është të mbash shëndetshëm veten tënde"- shkruan 29-vjeçarja nën foton ku më në fund i dallohet edhe barku i rrumbullakosur. Shumë fansa dhe kritikë të saj kanë vërshuar me komente ku i këshillojnë këngëtares të përmbahet dhe të tregohet e kujdesshme, pasi është një fazë delikate. Kritika të këtij lloji e kanë ndjekur Norën që në muajt e parë të shtatzënisë. Këngëtarja kosovare pritet të bëhet nënë për herë të parë dhe së shpejti do të sjellë në jetë vajzën e saj.
Redaksia Online (m.p/shqiptarja.com)
16/2
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
53.5%
Jo
39.2%
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2498
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?