Nostalgji/ A ju kujtohen arredimet para viteve ’90? Ja si dukeshin shtëpitë e shqiptarëve në komunizëm, arreduesja tregon detajin që mbizotëron edhe sot si traditë nga e kaluara…

TIRANË- Uniformizmi para viteve ’90 karakterizonte shumë aspekte të jetës, përfshirë edhe veshjet dhe arredimet e shtëpive. Qytetarët kishin të njëjtin stil jetese dhe jetonin në shtëpi të cilat nuk kishin shumë ndryshim nga njëra-tjetra.

Në rubrikën ‘Nostalgji’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ u kthyem pas në kohë, saktësisht para viteve 90’ në shtëpitë e shqiptarëve të thjeshta por të mbushura me ngrohtësi, në memorialin e parë historik në Bunk’Art 1 i ndërtuar në një linjë muzeale ku gjenden mjaft orendi të jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit.

Arreduesja Anila Hetoja në këtë intervistë që lidh të shkuarën me të tashmen, për të gjithë ata që i kanë jetuar të dyja kohët sjell një panoramë të arredimit të shtëpive dikur, të cilat siç shprehet edhe ajo ishin të gjithë njësoj, duke përjashtur një pjesë të vogël të shoqërisë:

‘’Të gjitha shtëpitë ishin pothuajse njësoj, vetëm ishte një shtresë që ishte më e lartë që dallonte nga të tjerët pavarësisht kësaj,  siç jemi sot këtu, damaskët ishin të njëjta , kjo e materialit që jemi ulur ne sot këtu ka qenë edhe tek ne njerezit që ishim të shtresës mesatare, por dizanje të ndryshme. Ndërsa ne njerëzit e thjeshtë ishim të gjithë njësoj, çdo gjë ishte e njëjtë. Nuk kishte as mundësi zgjedhje, në treg dilte vetëm një produkt, ky produkti që do blihej nga të gjithë qytetarët’’ u shpreh ajo.

Edhe arreduesja Anila Hetoja, përpos syrit të profesionsites , nëpërmjet këtyre orendive rikthen në kujtesë fëmijërinë e saj, ashtu si ajo e shumë fëmijëve të tjerë të asaj kohe:

‘’ Cdo gjë është një kujtim i bukur për mua, që kur jemi këtu tek tavolina, këto mbulesat këtu që të gjitha vajzat duhet të mësonin që të punonin me grep. Nuk ka patur elementë xhami, të kristalit pra apo të hekurit. Ka qenë elementi drurit, siç thamë basëm, sic kemi tani tekstile, tapet nuk ka patur, thjesht qilim që e kemi dhe tani dhe që është shumë i bukur për kohën. Këto ishin,  çdo gjë ishte drru si tek dhoma gjumit, kuzhina edhe aksesorët kanë qenë drru, mbaj mend që edhe peshq dekorativ kemi pasur dhe kristal, por edhe drru’’ tha ajo.

Televizorët ‘’ Ilira’’ dhe ‘’ Lura’’ ishin pajisjet më të dashura të kohës për t’u argëtuar:

‘’ Kur fillonin emisionet nga ora 10:00, flas për të dielën, në dark më duket kanë qenë në orën 18:00. Pult nuk ka patur, duhet të çoheshe, madje fëmija më i vogël duhet të çohej të lëvizte stacionet, por s’ka pasur shumë stacione. Këto ishin për zërin, edhe për figurën, e errësonin, ndoshta e ndriçonin, një stacion ka pasur, ska pasur ndonjë gjë,  dhe ky ishte televizori që ishte me i avancuar, se ishte edhe një tjetër që kishte vetëm një sferë këtu, dhe  kur ti e lëvizje ajo bënte zhurmë, dhe mundësisht të ngelte në dorë ‘ u shpreh ajo.

Ndërsa detaji i librit tek bufeja që ka qenë dikur aq i përhapur, sipas saj ka vazhduar si traditë që ndiqet edhe sot. Ajo thotë se klientët vazhdojnë ta kërkojnë këtë detaj, ndërsa arredojnë shtëpitë e tyre:

 ‘’ Është trend, po për mua nuk më pëlqen në fakt që një pjesë e mirë e kanë si dizanj, më vret kjo. Normalisht është bukur që të projektosh një librari, një bibliotekë për fëmijët që ti tërheqësh t’i thuash ‘ Këtu janë librat, duhet t’I studiojmë’ ta vazhdojmë këtë por jo ta mendojmë si aksesorë zbukurues sepse më vret shumë kur e dëgjoj këtë sepse ka shumë familje që thojnë këtu do bëjmë bibliotekën dhe e mendojnë direkt. Madje dhe librat t’i përshtasin’’ përfundoi ajo.

 Por pavarësisht uniformizmit, arredimeve të thjeshta, mobiljeve të parehatshme qytetarët që e kanë jetuar atë periudhë kanë aty kujtimet më të bukura, të një kohe tjetër shumë ndryshe nga sot.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/12/2020 02:20

    Nostalgji!Me kujtohet aty nga fundi I 80'fillimi I 90,kur filloi te hapej tregu dhe pajisjet elektrike vershuan ne dyqane,renduan rrjetin elektrik dhe pervec transformatoreve qe digjeshin shpesh,duke na lene pa drita me dite te tera,edhe ajo pak energji qe vinte ishte e dobet dhe I demtonte TV.Neve ne ate kohe kishim TV-ILIRIA qe e kishim marre pa autorizim,se ishte nga te paret,pasi me vone ai e shume te tjera qe ti merrje, te duhej autorizim.E pra ,ne ate kohe TV filloi te bente viza-viza dhe ne nuk shihnim dot asgje,dhe I binim persiper me force,se ishte e vetmja menyre qe e rregullonte pak e perkohesisht.Gjithashtu prinderit qe ne vitet 70'ishin te transferuar ne Perrenjas, kujtojne kur morren frigoriferin,si nje nga gjerat e para per banese.Ne ate kohe ne ate qytet kishte shume korcare,qe u cuditen dhe u thane, se ce donin frigoriferin,me mire te kishin marre nje qilim.Por prinderit e mi nuk e vune ne diskutim zgjedhjen e tyre,dhe shume shpejt keta korcare filluan t'ju sillnin mish e gjera te tjera te degradueshme qe prinderit t'ua ruanin te fresket ne frigorifer.Prinderit e kishin marre edhe kete pa autorizim,pasi ishte fillimi,me vone edhe per ta duhej autorizim,por me pare duhej nje mik qe te gjente autorizimin.Miqte tane qilimdashes,u penduan me vone,por atehere ishte shume vone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë