DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Nuk i dha para për një vrasje dhe tentoi t'i ekzekutonte vëllain, si u kthye Talo Çela armiku më i madh i Nuredin Dumanit

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Nuk i dha para për një vrasje dhe tentoi t'i ekzekutonte vëllain, si u kthye Talo Çela armiku më i madh i Nuredin Dumanit

Nuredin Dumani i plagosur

TIRANË- Shpërblimi për eliminimin e Andi Zylyfit ishte krisja e madhe në marrëdhënien mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, që solli edhe zbardhjen një sërë vrasjesh kriminale në vendin tonë. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Nuredin Dumani ka treguar të gjithë historinë sesi Talo Çela u kthye nga miku i tij më i ngushtë, në armikun më të madh.

Pasi kishte dalë nga burgu, Nuredin Dumani i gjendur në vështirësi ekonomike, i kishte kërkuar Talo Çelës të merrte pjesë në vrasjen e Andi Zylyfit në 2019 në këmbim të parave, por Çela kishte refuzuar pasi shpërblimin do e ndante me dy bashkëpunëtorët, Besmir Haxhinë (i vrarë më vonë sëbashku me vëllanë) dhe Altin Ndocin (i arrestuar). Çela i kishte premtuar një shpërblim të vogël Dumanit, ky i fundit i kishte siguruar makinën 'Benz' për ekzekutimin e Zylfit.

Dumani ka rrëfyer se është ndjerë i përdorur nga Çela, i cili përveçse nuk i dha shpërblimin, nuk i kishte zëvendësuar as makinën që i mori për vrasjen. Pas eleminimit, Policia ka shkuar në shtëpinë e Dumanit në Durrës për kontroll, ndonëse ekzekutimi kishte ndodhur në Peqin të Elbasanit.

Në debatet e zhvilluar mes të dyve, Dumani është rrëfyer se Çela për krisjen mes miqësisë së tyre ia vinte fajin Fatos Gosës (i arrestuar), i cili ka qenë informatori për lëvizjet e Andi Zylyfit, bashkëpunëtor në vrasje.

Dumani rrëfehet se pas eliminimit, me urdhër të Talo Çelës ka shkuar për të marrë shpërblimin për vrasjen, ku shton se pagesa është paguar nga Mikael Qosja, i njohur si Kel Kamani (i shpallur në kërkim, bashkëpunëtor për vrasjen e Endrit Alibejt). Dumani i ka marrë paratë me një qesë të zezë, të ndara në dy pjesë, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Me porosi të Çelës, Dumani i ka ndarë lekët për Fatos Gocën dhe Altin Ndocin, këtë të fundit e kishte pyetur edhe për pjesën e parave që do merrte vetë, por ai është shprehur se do ia japë 'Lala' (Talo Çela).

Sipas rrëfimit të tij, ai nuk e ka marrë pjesën e parave dhe kështu ka nisur konflikti. Duamni kishte ofenduar Altin Ndocin dhe ky i fundit më pas ka tentuar të vrasë vëllain e Dumanit, Dashnorin.

I penduar i drejtësisë rrëfehet se Ndocni i kishte vënë në ballë pistoletën me mulli të vëllait, Dashnor Dumanit, por  arma nuk kishte shkrepur dhe më pas Dashnori ka rrahur barbarisht Ndocajn. Nuredin Dumani thotë së për këtë ngjarje ka informuar edhe Çelën, por ai ka thënë se nuk ka dërguar askënd për t'i kërcënuar vëllain.

I gjendur përballë kësaj situate, Dumani i ka thënë të vëllait se duhet të largohen nga Shqipëria pasi kanë për t'i vrarë, por ai kishte ekspuls dhe nuk ikte dot jashtë kufirit shqiptar.

Në 29 mars të këtij viti, Dumani tentoi t'i jepte fund armiqësisë të përbetuar me Talo Çelën dhe shkoi për ta ekzekutuar, por nuk ia arriti dot qëllimit./Shqiptarja.com

Rrëfimi i plotë i Nuredin Dumanit

Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën. Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se benzi që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit. Makina ishte Mercedez Benz E ose C Clas, ngjyrë gri, të cilën e kam patur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tre herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, tek servisi Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës. Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po ska lidhje. Fajin Talo fajin ja vinte Tos Gosës sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor tek të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, 2 vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një golf i zi dhe një BMV seria 3. Tosi është kuqalosh diku tek 175cm. Këtë j’ua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë. Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ja ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka patur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros.

Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ja japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin mesa mbaj mend ka patur një makinë të vogël por se mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një golf 5 i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ja kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një C Class 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela). Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin. Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë

Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë