Nuk i rri dot pa të! Timberlake
i shkon gruas në shesh xhirim

Nuk i rri dot pa të! Timberlake<br />i shkon gruas në shesh xhirim
Surprizë në setin e xhirimit nga burri. Justin Timberlake sapo i ka dhënë një përqafim dhe puthje të ngrohtë bashkëshortes së tij, Jessica Biel teksa ajo po xhironte filmin e saj në New Orleans.

34-vjeçarja i është përgjigjur po aq ngrohtë suprizës së bashkëshortit. Jessica është duke filmuar një film dramë në Louisiana, por duket që Justin nuk rri dot pa të, ndaj i shkon pas në sheshin e xhirimeve.

Çifti ka një djalë me merin Silas dhe të dy konsiderojnë se familja është e shenjtë, dhe para punës.

“Jeta ime ka ndryshuar. Është e rëndësishme që të zbulosh se puna të jep kënaqësi, por kur nuk le pas dore familjen. Unë nuk u nisa në një tur muzikor, sepse nuk rrija dot pa djalin tim”, tha para pak ditësh në një intervistë Justin Timberlake.

[gallery]19449[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital