‘Nuk jam këtu si VIP, por si nënë’, Beyonce në mitingun e Kamala Harris në Houston: Duhet të votojmë

Këngëtarja Beyonce ka treguar mbështetjen për Kamala Harrisin, ndërsa u shfaq për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris.

Sipas 'The Guardian', ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.

“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju. Ne duhet të votojmë!,”  tha Beyonce një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.

Ndërsa në sfond është luajtur kënga e Beyonce, e titulluar “Freedom”, Harris tha se me ardhjen në pushtet të Trump do të ndalohet aborti.

“Le të jemi të qartë: nëse Donald Trump fiton përsëri, ai do të ndalojë abortin në mbarë vendin,” tha Harris, e cila u ngjit në të njëjtën skenë, kur u bë kandidate zyrtare për presidencialet.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere