'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’ gjatë fushatës zgjedhore të 2021.

“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenarë. Ndjesë se në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot"

Mark Marku tregon dhe historinë e emrit të tij

"Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai"

Pedagogu Mark Marku fitoi në Lezhë kandidaturën e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit 2021 por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas në gusht 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:52
Mark Marku rrëfehet në podcastin e Ramës: Kërkova Rithemelimin e PD-së qëkur ishte në pushtet! Më thanë 'ik na lër rehat'

Mark Marku aktualisht është pedagog në departmentin e gazetarisë në Tiranë, por në zgjedhjet parlametare të 2021 u angazhua në politikë duke kandiduar për deputet në krah të PD-së. Edhe pse fitoi në Lezhë, disa muaj më pas hoqi dorë nga mandati duke u tërhequr nga politika.

Pikërisht ky moment u cek gjatë bisedës së konceptuar në formën e pyetje përgjigje në podcastin e kryeministrit Rama.

Marku tregoi pse u angazhua mendimet e tij për Partinë Demokratike, çfarë i tha Lulzim Bashës dhe më pas tërheqja pasi në politikë nuk ka garanci se kur mund të ndodhë një ndryshim, sot, nesër, shumë vite më pas apo asnjëherë

Edi RamaSi mund t’i besoje ti dikujt që shumë kohë më pas, edhe për ty rezultoi që nuk mund të besohej më?

Mark Marku: Nuk futem tek njerëzit që besoj dhe i marr gjërat në mënyrë të verbër...Jo nuk u zhgënjeva se nuk nuk kam qenë gënjyer.  Për mua një formacion politik si PD janë platforma për njerëzit që kanë interesa për të dhënë kontribut u ofrohet si mundësi. Ishte strukturë që e njihja shumë mirë. Ishte momenti që PD ta bënte një kapërcim. Unë vijoj të mendoj që 8 vjet janë ezauruese për një parti e mendoja që duhej ndryshim dhe doja të bëja gjënë time. Angazhimi im ka qenë vetëm në planin intelektual deri në dy javët e fundit.

Lidhja ime me PD si forcë politike besoj eshte ajo që the, lëvizja e studentëve.

Shkova, pranova, nuk kam kërkuar asnjëherë, kurrë dhe realisht njerëzit ndonjëherë nuk e besojnë, thonë bën sepse realisht e do. Normalisht e kam dashur në momentin që kam vendosur dhe herën e parë dhe herën e dyte.

Pra kam menduar, po do shkoj dhe pastaj dhe herën e parë që unë e pashë që shumë gjera nuk funksiononin jam shprehur dhe rithemelimin e PD unë e kam kërkuar kur PD ishte në pushtet në 2011 dhe publikisht dhe me dy faqe gazete Panorama dhe në Top Channel në emisionin kryesor. Atëherë thoshim çfarë kërkon ky, ne jemi në pushtet, ne jemi rehat, ne jemi mirë, ky kërkon që ne të humbim pushtetin etj dhe unë thoja nëqoftëse ne vazhdojmë kështu në 2011, duke iu qëndruar bindjeve të mia se ajo ishte arsyeja pse isha aty se për çfarë do isha unë aty? Që të bëhesha drejtor, apo që të bëhesha ministër apo që të emëroja drejtor apo ministra. Jo, isha aty se mendoja se mund të ndikoj dhe dëshira për ndikim dhe po them e vetmja arsye është pse të mos ndikosh nëqoftëse ke mundësi të ndikosh dhe thoja nëqoftëse vazhdon kështu do ta humbin pushtetin por dhe nëqoftëse fiton do fitojë për të keqen e shqiptarëve kështu sic është, një mandat të tretë siç ishte mandati i 2013. Duke parë sesi aty këto forcat e pushtetit që e kanë pushtetin si pronë dominonin totalisht hapësirën e forcave të tjera, një partie politike apo një formacioni politik që, ndoshta kanë dhe interesa ndoshta e kanë diçka përtej asaj gjësë të vogël dhe e kam menduar të njëjtën gjë. Thashë me vete: prit se këtë radhë, plus të them të drejtën e shikoja Bashën kryetarin e atëhershme të PD dhe të opozitës si një po themi format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në politikën shqiptare. Pra atë që  të tjerët e quanin si dobësi lidershipin, unë ia quaja përparësi. Pse? Sepse mendoja dhe ia kam thënë sa herë bisedoja me të: Ti nuk je lider i fortë, bëhu i fortë duke qenë lider i dobët dhe duke shfaqur profilin e një lideri i cili qeveris, pra krijon mozaik dhe ti je guri.

Kryeministri Edi Rama: Epo do forcë të madhe ajo!

Mark Marku: Edhe ajo është element lidershipi. Pra këtë mendoja unë, që mund të realizohet. Normalisht në politikë ti e di shumë mirë që s’ka kurrfarë garancie. Ajo cka ti e pret nesër, ndodh sot dhe ajo çka ti pret pasnesër të ndodh pas 10 viteve, nuk ndodh kurrë. Kështu që këtë mendoja dhe kaq dhe iu përgjigja një ftese shumë këmbëngulëse dhe mendoja që po, mund të bëhet.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toli: 20/04/2024 10:25

    Pse ti kërkoj falje publike? Ai metë drejtë i ka etiketuar mediat kazan dhe jo të gjith mediat! 80% kanë kunda tij me çfarë po shohim gjdo natë zë ftuarit në TVtë e ndryshme!ky po puno si asnjë kryeministër tjetër por a ka abuzime!A buzime ka? Por ky vend ka 30 vite që abuzojnë,dhe ndërshkime nuk ka pasur si ka sot! Ndërsa në koha e PDsë ka qënë parudha ju vidhni ne drejtojmë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti