'S'është nga para krimi', SPAK rrëzon për herë të parë OFL-në, hiqet sekuestro për shtëpinë e mikut të Doçajve

'S'është nga para krimi', SPAK rrëzon për herë të parë OFL-në, hiqet sekuestro për shtëpinë e mikut të Doçajve

SPAK për herë të parë rrezon OFL duke hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar në kushtet e emergjencës. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

Nga të gjitha pronat e sekuestruara deri më tani nga operacioni 'Forca e Ligjit' kjo është prona e parë që SPAK e heq nga lista dhe nuk e çon atë për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit. Vendimi i SPAK për anulimin e sekuestros ndaj shtëpisë së mikut të Doçajve u morë më 22 shkurt, ndërsa sekuestrimi i pronës së Manishtës është bërë nga OFL me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 4 shkurt.

 Aldo Manishta është i shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Ai u rrëmbye më 17 janar 2020 dhe përmes pamjeve filmike në kompleksin 'Golden', policia provoi vrasjen e tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra. Ndërsa Altin Hajri. Aldo Manishta dhe tw tjerw janw ende në kërkim nga autoritetet.

Në lidhje me pasuritë e tjera të sekuestruara nga OFL, SPAK ka dorëzuar formularin për miratim në Gjykatën e Posaçme. Konkretisht pas pasurive të Hajrave, SPAK ka miratuar sekuestrot e bëra nga OFL në Shkodër dhe Saimir Taullaun në Lushnje duke dorëzuar formularin në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje për pasuritë e mëposhtme :

-Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

-Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

-Automjet, marka “Audi A8”.

-Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

-Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

-Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

-Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

-Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cudi: 25/02/2020 06:56

    resort golden nuk rezulton i sekuestruar...

    Përgjigju
  • sapa: 24/02/2020 20:37

    Jo vetem brezat tane por edhe brezat e ardheshem nuk e perjetojne kete vend SHTET!

    Përgjigju
  • Sara: 24/02/2020 20:18

    Dhe SPAK nga shqiptar te korruptuar eshte....nuk behet kurr ky vend

    Përgjigju
    • Erik: 24/02/2020 22:37

      Besoj behet fjale per nje ndertese te lodhur njekatshe qe pame nga filmimet e aksionit ne Shkoder. Ajo dukej qe ishte bere me kontribut vullnetar, nje tull sot e nje mur mot.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump