Të majtë e të djathtë, në shkurt të këtij viti parlamenti votuan për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Por, muaj pas uljes në një tryezë, PD e PS nuk arritën të gjenin dakordësinë për një ndarje të re të hartës së vendit, duke u ngritur nga tryeza këtë të premte me dy raporte të ndryshme për reformën.
Anila Denaj tha se socialistët i qëndrojnë ndarjes së vendit në 61 bashki, me vetëm disa rekomandime që sipas saj do të përmirësojnë reformën e 2014, por jo shtim të numrit të bashkive.
“Përfaqësimi i zonave rurale mund të rishikohet. shtimi I taksave të ndara. Rritja e kompetencës së administratorëve në ofrimin e shërbimeve publike, rishikimi I nivelit të pagave, qartësimi I kompetencave të vetëqeverisjes vendore, plotësimi dhe përmirësimi sektorial, rishikimi I kompentecave të qarkut. Rekomandojmë vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e 61 njësive vendore si vetëqeverisje e hapur vendor, qartësimi i kompetencave të 12 këshillave të qarqeve, rishikim të kufijve në disa zona rurale në ndarjen e njësive vendore”, tha Denaj.
Duke përsëritur rezervat për reformën e 2014 që sipas demokratëve ka larguar krejtësisht qytetarët nga marrja e shërbimeve, bashkëkryetarja e komisionit Dhurata Çupi tha se PD I qëndron propozimit për shtimin e 33 bashkive.
“Njësitë e qeverisjes vendore, nga 61 në 94, popullsia mesatare nga 75 mijë në 50 mijë në njësitë vendore, të ardhurat me një rritje minimale, shpenzimet, pritshmëria është për rritje,, në 2114 këshilltarë. Nëse do të shkojmë në 6 qarqe të mëdha, ath kemi rreth 15 njësi vendore për qark, decentralizim financiar”, tha Çupi.
Dy raportet tashmë do t’i dërgohen parlamentit që do të miratojë apo rrëzojë njërin prej tyre. Gjithsesi demokratët betejën për të shtuar numrin e bashkive në vend, do ta vijojnë, pasi të dyja kampet e PD kanë dorëzuar në Kuvend edhe si projektligj kërkesën për ndarjen e re administrative-territoriale.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.6%
-
Të gabuar
83.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 2305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë
24 Dhjetor, 09:28
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02