Autoritetet i ndaluan por nuk munguan simbolet kuqezi në Serbi-Zvicër, korrespondenti i Report Tv në Katar fut në stadium flamurin shqiptar

Autoritetet i ndaluan por nuk munguan simbolet kuqezi në Serbi-Zvicër, korrespondenti i Report Tv në Katar fut në stadium flamurin shqiptar

Korrespondenti i Report TV me flamurin shqiptar në ndeshjen Serbi-Zvicër

Korrespondenti i Report TV, Antan Metaj ka informuar mbrëmjen e sotme se për shkaqe të sigurisë në kuadër të ndeshjes Serbi-Zvicër, nuk do lejohen flamuj apo simbole të Shqipërisë dhe Kosovës në stadium.

Madje, edhe personat të cilët kanë pasur të veshura bluzat kuqezi, janë detyruar të ndërrojnë veshje për të hyrë në stadium ku luhet ndeshja që nis në orën 20:00.

Mësohet se kjo ndërmerret si masë sigurie duke parë edhe reagimet që erdhën pas shënimit të golave nga Xhaka dhe Shaqiri kundër Serbisë 4 vite më parë në botërorin e Rusisë. Të pranueshme janë vetëm simbolet kombëtare të Zvicrës dhe flamujt e dy vendeve mes të cilave zhvillohet ndeshja.

Ditë më parë, FIFA nisi hetimin pasi në dhomat e zhveshjes së Serbisë, mbi një flamur të hartës së Kosovës, shfaqeshin ngjyrat e flamurit kombëtar serb. Incidenti i ndodhur u pa si një provokim nga ana e serbëve të cilët janë në prag të eleminimit nga Kupa e Botës, pasi deri më tani ka arritur të sigurojë vetëm një pikë nga një barazim me Kamerunin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
FOTOLAJM/ Korrespondenti i Report Tv në Katar fut në stadium flamurin kuqezi në sfidën Serbi-Zvicër

1670014037_finalprojekt.00475611.Still002.jpg

Pavarësisht kontrolleve të shumta nga policia e Katarit për të mos lejuar flamuj të Shqipërisë apo Kosovës në ndeshjen Serbi-Zvicër, korrespondenti i Report TV, Antan Metaj ka arritur të fusë në stadium flamurin shqiptar.

Mësohet se menjëherë pasi është vënë re flamuri shqiptar, policia i ka kërkuar korrespondentit të Report Tv që ta dorëzonte me argumentin se ishte për sigurinë e tij duke qenë se ndodhej tek tribuna e tifozëve serbë.

Ora 19:18
FOTOLAJM/ Ja sesi shqiptarët me fanellat kuqezi ndalohen të hyjnë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Serbi-Zvicër

1670005589_finalprojekt.00063714.Still001.jpg

Në foton e mësipërme të siguruar nga Report TV shihet qartë sesi shqiptarët të cilët janëtë veshur me fanella kuqezi dhe mbajnë në duar simbole kombëtare, por ndalohen të hyjnë në stadiumin ku pritet të luhet ndeshja Serbi-Zvicër që pritet të nisë në orën 20:00.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipëri etnike: 03/12/2022 21:22

    Rracqirat e Katarit njish me çetnikët e Serbisë

    Përgjigju
  • duli: 03/12/2022 07:59

    hahaha ja paske ngritur flamurin shqiptare mu ne mes te tifozave serb...bravo

    Përgjigju
  • Ilirët: 02/12/2022 20:57

    Keta katarsat ndertojne xhamija ne kosove ndersa ne serbi rruge dhe spitale .... yttt race e keqe

    Përgjigju
  • Vsbsj: 02/12/2022 19:41

    Ky eshte diskriminim. Serbia dhe FIFA duhet te hidhen ne gjyq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët