'Nuk mbaj përgjegjësi për Zogun...' pas bisedave për shit-blerje vote reagon Dajana: Ishte batutë live në emision (VIDEO)

Moderatorja, Dajana Shabani ka reaguar pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com ku u zbardhën ekskluzivisht përgjimet e Prokurorisë së Tiranës, ku ajo bisedonte me 'Zogun e Tiranës' dhe i kërkonte të shkonte të votonte në këmbim të 2 mijë lekëve të rinj.

Në video-mesazhin e saj Dajana Shabani thotë se gjithçka është bërë për batutë mes kolegësh e bërë live në emisionin që ajo drejton.

“Përshëndetje të dashur miq, ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim. Ka një tendencë dashakeqe nga portalet që kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s’bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu. Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss “Paqe në Botë”, shprehet moderatorja.

Nga ana tjetër Dajana paralajmëron se me shkeljen e privatësisë do të merret avokati I saj.

“Me shkeljen e privatesise,dhe nxjerrje te bisedave private dhe kofidenciale,do merret avokati im! Se nese akoma nuk e dini,quhet shkelje e privatesise!!!!” shkruan Dajana Shabani. 

Por krahas këtij sqarimi Dajana ka zgjedhur që të mos lejojë fansat të komentojnë.

Mëgjithëse, Dajana Shabani pretendon se batuta mes tyre është bërë live në emisioni, në bisedat e siguruara nga Shqiptarja.com, ajo dhe Hermes Nikaj bisedojnë për shit-blerje vote në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019. Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajana Shabanit,e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë bisedën, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç'i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klosi: 30/12/2019 09:21

    Ti ke me honger burg se ulsi manjen se fut njeri ne burg. E hongri dajana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda