Ishte vetëm një deja vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë. I njëjti frymëzues, të njëjtët ekzekutorë dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë.

Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve. Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë.

Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019. E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit.

Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.

Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë. Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.