TIRANË- Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.
“Berisha nxitës për së gjalli i konfliktit dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë,. Përplasja e sotme në selinë e PD, ishte anemike, Berisha nuk mori pjesë, ky është lajmi, pse nuk është Berisha, ka mundësi që të mos jetë edhe në datën 8 janar, se ai e di që një incident i vogël të ndodhë, atij i vihen menjëherë prangat, ky është fundi i Berishës. Nuk sulmon PD, as Bashën, por problemin e ka me drejtësisë”, tha Çupi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.
Çupi nuk ka lënë pa komentuar as ftesën e Bashës për mbështetësit e Berishës.
Thirrja për t’u shkëputur nga Berisha nuk vjen vetëm nga Basha, por nga SHBA. SHBA e ka prerë qartazi që nuk flasin kurrë më me Berishën, misioni i tij është që të ndajë PD nga Berisha”, vijoi Çupi.
Mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së, analisti e sheh si një absurditet.
“Rikthimi i Berishës në PD? Absurd, as në ëndërr nuk shikohet”, përfundoi analisti në Report Tv.
-
Sala sduhet te arrestohet ,,por te eleminohet per fatkeqesin qe i solli shqiptareve..saliu kancer i shqiperise..
Përgjigju -
Qupi Qupi Qypi Qepi
Përgjigju -
O Frroçke ngele duke genjyer njerezit jo arrestohet sot Saliu jo neser dhe si perfundim nuk te q. njeri qe te dale fjala jote.je thjesht kufome komunizmi.
Përgjigju










Komente
Komento