Nuk u paraqit në Komisionin e TIMS, zbulohet se ku ndodhej drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Nuk u paraqit në Komisionin e TIMS, zbulohet se ku ndodhej drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Vlora Hyseni takon Scott Bray

Tirane- Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni nuk mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të TIMS pasi ishte takuar me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Scott Bray.

Mungesa e saj shkaktoi debat mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës në seancën e djeshme të komisionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale zbulohet se Hyseni zhvilloi një vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel në të cilën realizoi një takim zyrtar me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Scott Bray.

Në këtë takim u prekën çështje të rëndësishme lidhur me kontekstin e sigurisë rajonale por edhe tema mbi të ardhmen e nismave të inteligjencës të NATO-s.

Hyseni u takua edhe me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, znj. Avril Haines, ku u theksua partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar disa takime me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.

1719501685_FF.webp

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Franca mban zgjedhjet parlamentare! E djathta ekstreme shpreson të bëjë histori

Franca mban zgjedhjet parlamentare! E djathta ekstreme shpreson të bëjë histori