Në këto temperatura të larta, pemët dhe bimët duan përkujdesje, minimalisht të ujiten, por kjo duket se nuk ka ndodhur në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet, lulet që ndodhen brenda këtyre vazove gjigante prej betoni janë tharë, e madje janë mbushur me mbeturina.
Pamjet i përkasin zonës pranë Pallatit të Kongreseve, të cilat përveç anës estetike kanë edhe funksion ndarës të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me korsinë e biçikletave.
Ditën e djeshme, Report Tv solli pamje nga tharja e pemëve në instilacionin ‘Tirana Moons’, vetëm një vit nga çelja e tyre.
Vepra arkitekturore ishte konceptuar si një bibliotekë e hapur brenda një instalacioni, por sot ajo nuk i përngjan më hapësirës miqësore për mjedisin, sikurse ishte ideja fillestare.
-
Ne Tirane lulezojne vetem betoni e kullat.
Përgjigju -
JUVE PO JU THAHEN TRUTE QE NGA KRYEMINISTRI DERI TEK POPULLI I THJESHTE....ZOGU E BERI BULEVARDIN DHE RRUGEN E KAVAJES PA VAZO....ATO JANE RREZIK VDEKJEJE...NE RAST SE MAKINA BIE NE TO....DHE NUK E LENE SHOFERIN TE MANOVROJE NE RAST RREZIKU....QE TE SHMANGE NJE MAKINE APO KEMBESOR....AI IDIOT QE I KA VENDOSUR ATO VAZO DUHET TW PUSHOHET NGA PUNA.....
Përgjigju -
Turp dhe gjynah te thahen per uje lulet ne mes tiranes
Përgjigju -
Kjo tharje eshte simbolika, por ketu ne kete vend eshte thare cdo gje!
Përgjigju -
Lali mund te jete hajdut, ama keto gjera nuk i linte jashte vemendjes. Tani eshte bere qeneri. Punojne punetoret, por s'kane me pergjegjesine, monitorimin dhe motivimin e dikurshem.
Përgjigju-
Normalisht, ne nje Bashki ku ekziston ligji midis punedhenesit dhe punemarresit, dikush duhet te jete pergjegjes e te pergjigjet pse u thane. Bime te dobeta qe ne blerje, apo mos mirmbajtje dhe neglizhim. Ndoshta artikull shkruesi do te duhej te kishte trokitur ne ndonje zyre e te intervistonte ndonje punonjes me kondicioner ne zyre.
-
Turp te ken turp qelbesirat qe marin leket dhe nuk punojn, duke filluar nga ajo gjasem kryetare nje debile njeri, eshte dhe femer se ato interesohen ne shume per lulet.
-











Komente
Komento