Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale

TIRANË - Partitë nuk janë gati të heqin dorë nga komisionerët dhe numëruesit politikë.

OSBE ka kujtuar rekomandimet e ODIHR për të depolitizuar administratën zgjedhore, por edhe për zgjedhjet e 11 majit, ky duket një mision i pamundur.

‘Në momentin që flasim nuk mund të jenë partitë tërësisht jashtë. Do të sillte mosnjohje rezultati’, thotë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

‘Partitë nuk duan ta ndryshojnë situatën. 30 vjet ende nuk kanë besim tek sistemi’, shprehet anëtarii KAS, Ilir Rusmajli.

Përfaqësuesja e PS, Elena Xhina, tha se administrata gradualisht ka shkuar drejt standardeve të paanësisë. 

“Administrata ka pasur përmirësim. Ne sot flasim për trajnime dhe standarde. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, për të trajnuar të gjithë administratën zgjedhore për të siguruar një proces të paanshëm. Bashkëpunimi me opozitën është çelës për të ndërtuar një administratë zgjedhore të besueshme nga të gjithë qytetarët”,-tha Xhina.

Propozimi që administrata publike të shërbejë edhe si numëruese votash refuzohet nga pakica parlamentare.

‘Bëjmë një gjë që mund të duket e bukur tani po mund të rezultojë katastrofale’, nënvizoi Oerd Bylykbashi i PD-së.

‘Ç ‘punë keni ju të numëroni votat tona’, ishte pyetja e drejtuesit të ISP, Afrim Krasniqi.

Të parët që do të qëndrojnë larg duarve të Administratës do të jenë emigrantët, votat e të cilëve propozohet të numërohen nga KQZ.

OSBE, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias propozuan një qendër të përhershme në KQZ për trajnimin e komisionerëve dhe numëruesve, në mënyrë që një armatë e certifikuar të jetë gati për çdo proces zgjedhor.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 10/12/2024 16:38

    Normal që do jenë kundër, se të gjithë numëruesit janë patronazhistë, doganierë, tatimorë, inspektorë , që blejnë njëri tjetrin. Këtu te ne në fakt, numëruesit dhe i gjithë zinxhiri zgjedhor, duhet të jenë nordikë, që të mos kundërshtohet rezultati, kushdo që nga bastardët si majtas dhe djathtas të fitojë zgjedhjet e ashtuquajtura të lira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet