Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë

Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë

Letrat e kërkesës për azil në Gjermani

Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, e cila citon përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të Partisë E Majta, në fund të gjysmës së parë të vitit 2024 në Gjermani ndodheshin rreth 3.48 milionë refugjatë. Sipas kësaj shifre, në Gjermani, në 2024-ën në Gjermani jetojnë 60.000 refugjatë më shumë se në fund të vitit 2023. Ky është dhe numri më i lartë që nga vitet 1950.

Kjo shifër përfshin të gjithë njerëzit, pavarësisht nga leja e tyre e qëndrimit, të cilët aktualisht kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, nga azilkërkuesit deri te refugjatët e njohur apo personat e toleruar. Nga 3.48 milionë refugjatë, rreth 1.18 milionë ishin vetëm refugjatë ukrainas.

Më pak njerëz u detyruan të largoheshin nga Gjermania
Për shkak të dëbimeve dhe largimeve, numri i personave në Gjermani që detyrohen të largohen nga vendi është në rënie, vijon raporti. Në mesin e vitit 2024, statistikat regjistruan 226.882 persona të detyruar të largoheshin nga Gjermania, 15.760 më pak se në fund të vitit 2023.

Clara Bünger, zëdhënëse e politikës së refugjatëve për grupin e Majtë në Bundestag, kritikoi debatin e imigracionit në Gjermani në dritën e këtyre shifrave. "Në Gjermani aktualisht jetojnë pothuajse 3.5 milionë refugjatë, shumë prej të cilëve kanë qenë këtu për dekada; kjo është vetëm katër përqind e popullsisë," i tha Bünger gazetës./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut