Pas një beteje të gjatë me Covid-19, ka humbur jetën presidentit të Unicef në Itali, Fransesco Samengo. Lajmi është bërë i ditur nga vetë UNICEF, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai ishte i shtuar në spitalin ‘Spallanzani’ prej disa ditësh, ku humbi edhe jetën.

“ Na dha lamtumirën pas një beteje të gjatë me Covid-19 presidenti ynë i dashur Francesco Samengo.  Në ballë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Itali dhe në botë, Francesco Samengo gjithmonë është shquar për ndjeshmërinë e tij të madhe dhe besimin e vendosur se krijimi i një bote më të mirë do të thotë së pari të kujdesesh për më të dobëtit dhe më të pambrojturit, sidomos fëmijët, duke mos lënë askënd pas.”, thuhet në deklaratën e Unicef Italia.

Ndërkohë kujtojmë se Samengo ka qenë vullnetar i Unicef ​​për më shumë se njëzet vjet dhe një nga personat më aktiv në mbrojtje të drejtave të fëmijëve.