Në hetim për dhunë mbi institucionet kushtetuese/ Bardhi: Rama nuk mund të burgosë popullin

Organizatori i protestës së opozitës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha se protesta e djeshme cënoi rendin kushtetues dhe se organizatorët do të përballeshin me ligjin mbi këto akuza. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi thotë se i vetmi grupim antikushtetues sipas tij, është banda e kryeministrit Edi Rama, i "cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar". Bardhi thotë se nuk ka më kthim pas, ndërkohë që shprehet se populli nuk mund të burgoset.

"Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime", tha Bardhi i cili pas protestës është proceduar në gjendje të lirë për "veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë për shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private".

Deklaratën për mediat që Bardhi mbajti nga selia e PD-së, e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, edhe lideri demokrat Lulzim Basha i cili shkruan:

Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!

Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj!

Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!

Deklarata e Gazmend Bardhit

Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 14/04/2019 16:44

    Oj Gazmenda po kysh tha qi ju jeni shumica mi goce .Me 200 petrita qun shumice ti.Ke oer thy mrwna se ke dire ne ke ceshtja babale .Ruju se pilicua te ka provedu disa her

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë