Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh

Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh

Foto ilustruese

Berat-Tre persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vendosur në pranga pasi pasi nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për Drejtorin dhe një Specialist të  AZDM-së, Berat.

Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë  të shtetasve: B.  L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T.,  pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.  

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura", "Fshehje të ardhurave" dhe  "Mospagimi i taksave".

Lajm në përditësim...

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër