Nxori nga deti trupin e pajetë të 26-vjeçares që vrau i dashuri në ishullin grek, shqiptari: U hodha menjëherë në uji për të ndihmuar, por ishte shumë vonë

Vrasësi i 26-vjeçares dhe Garifalia, viktima

GREQI- Trupin e pajetë të Garifalias, vajzës që vrau i dashuri pasi e hodhi në det nga një lartësi e madhe, e nxorën 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar i cili jeton në ishullin ku kishte vendosur të pushtonte çifti.

Duke folur për mediat greke, Dashamir Pura, tha se teksa po shkonte për në punë, pa shumë njerëz të grumbulluar tek vendi ku ndodhi ngjarja, pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë u hodh në det për ta ndihmuar vajzën, por ishte shumë vonë.

“Pashë të mbledhur shumë njerëz. U afrova dhe pyeta se çfarë kishte ndodhur fillimisht më thanë se kishte rënë një makinë në det dhe se kishte një viktimë. Nga sipër dukej sikur vajza ishte gjallë. Direkt zbrita poshtë për ta ndihmuar. U hodha në det me dy persona të tjerë, sepse vetëm një nuk do të mund ta tërhiqte. Sapo e nxorëm në breg erdhi doktori i zonës, i cili pavarësisht përpjekjeve për ta risjellë në jetë nuk ia doli. Vajza kishte vdekur. Prita aty derisa erdhi anija për ta marrë.”, tha ai.

Një familje turistësh ishin ata të cilët panë të parët trupin e pajetë të 26-vjeçares, teksa dallgët e ledhatonin dhe e lëkundnin sa andej-këndej.

Kristian Koziol, tha se ishte duke udhëtuar me familjen dhe miqtë e tij me motorë, kur panë makinën e braktisur të çiftit, por ku u afruan vunë re ajo ishte boshë.

Vajza e tij e vogël ishte ajo që vuri re e para trupin e pajetë të 26-vjeçares në det, dhe më pas njoftuan për ndihmë.

Ngjarje e rëndë u regjistrua të premten e kaluar, atë të premte që Garifalia një vajzë e re kishte menduar se do të kalonte një ditë të zakonshme në plazh...por gjerat nuk shkuan siç kishte imagjinuar ajo.

I dashuri i saj, e qëlloi, e tërhoqi zvarrë dhe më pas e hodhi nga shkëmbinjtë e drejt e në det, duke i marrë jetën.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën negociojnë për paktin Aukus