‘O rrush’, 'o blogere seksi', historiani ‘shpërthen’ në fyerje LIVE ndaj Zhaklin Lekatarit: T'i numëroj dashnorët! Moderatorja e largon nga emisioni

‘O rrush’, 'o blogere seksi', historiani ‘shpërthen’ në fyerje LIVE ndaj Zhaklin Lekatarit: T'i numëroj dashnorët! Moderatorja e largon nga emisioni

Historiani Olsi Jaxheiu dhe Zhaklin Lekatari

Puntata e emisionit ‘Ftesë në 5’ ka nisur ndryshe për moderatoren Bieta Sulo. Në panelin e të ftuarve bashkëshorti i avokates, historiani Olsi Jazexhi ka shpërthyer në fyerje gjatë emisionit ndaj gazetares Zhaklin Lekatari.  Blogerja Zhaklin Lekatari, gjithashtu e ftuar në emision, pati një debat të ashpër me Jazexhin, i cili kaloi në ofendime personale.

Historiani ka ofenduar gazetaren disa herë, duke e kaluar krejtësisht nivelin e debatit dhe duke përdorur terma seksistë, ofendues me një mënyrë ironike të të folurit. Gjithashtu ai ka përdorur terma si “o rrushi” apo “zemra” si dhe ka aluduar për jetën personale të gazetares duke thënë se “fiton para me blogje seksi” madje ka ndërhyrë edhe në jetën personale duke i thënë “t’i numëroj dashnorët që ke pasur.”

Kështu Bieta ka ndërhyrë duke e larguar Olsin nga programi, duke mbyllur lidhjen me të.

Më pas moderatorja reagoi lidhur me ngjarjen përmes një postimi në Instagram, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fyerjeve personale, goditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dënon edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si “polici morale”.

“Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.

Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale”– thuhet në postimin e plotë të Bietës.

DEBATI:

Olsi Jazexhiu: Shqipëria është një provincë e harruar e Perëndimit, një vend i vogël, i izoluar, shumë pak i ekspozuar nga bota e gjerë që di shumë pak mbi historinë, fetë dhe qytetërimet e tjera. Unë si profesor i historisë që jam, jam ekspozuar shumë në marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe poligania është një nga marrëdhëniet më të hershme të njerëzimit. Qëkur Allahu e zbriti njeriun në tokë krijoi dhe gratë, që ishin pak a shumë në shërbim të mashkullit.

Paulin Vilajeti: Jo nuk është e vërtetë

Olsi Jazexhiu: Poligamia ekziston që nga Afrika, shembull, vëllai i ish-presidentit amerikan Barak Hussein Obama që është në Kenia. Ka nja dy tre gra. Ekziston në Indi, në botën arabe, ekziston në Azi.

Zhaklin Lekatari: Edhe Poliandria ekziston në Afrikë. Poliandria, gra që marrin shumë burra.

Bieta Sula: Olsi të lutem, për të qenë më konkretë flasim për Shqipërinë. Propozimi ishte direkt për rastin e Shqipërisë nga bashkëshortja juaj, por edhe në planin personal tani për të qenë më konkretë. Ti si u ndjeve kur bashkëshortja jote tha, po mund të kesh (disa gra).

Olsi Jazexhiu: Është diçka për të qeshur duke parë reagimet histerike të njerëzve në forumet sociale, por mendoj që fjalia e bashkëshortes sime u hoq nga konteksti, bashkëshortja ime po fliste për diçka tjetër, legalizimin e poligamisë në Shqipëri si një mënyrë për të mbrjtur të drejtat e grave. Sepse në Shqipëri me rënien e komunizmit, me degjenerimin…

Bieta Sula: Qëndrojmë tek të drejtat e grave. Je për barazi përpara ligjit të të gjithë qytetarëve?

Olsi Jazexhiu: Po jam për barazi, por jam edhe për mbrojtjen e të drejtave të grave…

Bieta Sula: Mbrojtjen e të drejtave të grave nga ligji apo nga burri?

Olsi Jazexhiu: Ligji të shërbejë si garantor i të drejtave të grave. Në Shqipëri femrat poshtërohen, shfrytëzohen shumë, janë shitur si punëtore seksi në semaforet e Evropës dhe fenomeni i dashnorit dhe dashnores që është përhapur me degjenerimin kapitalist që ka ardhur në Shqipëri, i ka bërë shumë femra të bien viktimë.

Paulin Vilajeti: A je dakord, a s’je dakord që ti me marrë katër gra është pyetja mor burrë, ça po na bën gjithë këtë histori kot.

Olsi Jazexhiu: Paulin fol mirë me mua.

Paulin Vilajeti: Ti na fyen ne si vend se thua Shqipëria është në një cep të Perëndimit. Ti të kishe dëshirë që Shqipëria të ishte në qendër të botës osmane. Për ty nuk ekziston Shqipëria zotëri. Për ty ekziston Perandoria Otomane, otomanizmi, nuk ekziston Shqipëria.

Zhaklin Lekatari: Deklaratat tuaja si historian janë antikombëtare dhe antishqiptare. Ju doni ta zhbëni Shqipërinë, nuk është e nevojshme të silleni ashtu dhe të bëni ato lojëra me fytyrën tuaj sepse ju tregoni për kulturën tuaj. Nëse do të ishit vërtet për barazi gjinore, barazia gjinore fillon në familje. Dhe vendet e emancipuara, janë të emancipuara sepse e kanë lejuar gruan që të edukohet.

Nëse një familje nuk është demokratike, një shtet nuk mund të jetë demokratik. Një shoqëri e cila nuk e ka barazinë gjinore nuk zhvillohet. Pse? Sepse nuk mund të zhvillojmë një shoqëri ku ka dhunues dhe ka një viktimë, ku ka një pronar dhe ka një skllave, që është gruaja. Se ju këtë po propozoni. Nëse ju vërtet do ishit pro gruas, ju do të propozonit që këto gra të shkojnë të edukohen, që këto gra të kenë një punë, që këto gra këta fëmijë e këto zgjedhje personale t’i mbajnë dhe të jenë të vetëdijshme dhe të afta t’i përgjigjne vetë. Ju po kërkoni që gratë të mbahen nga burrat, nuk po kërkoni që gruaja të jetë ligjërisht e mbrojtur nga shteti shqiptar. Ju po kërkoni të zhbëni Shqipërinë.

Olsi Jazexhiu: Zhaklina

Zhaklin Lekatari: Ju po kërkoni të zhbëni Shqipërinë, sepse vendet patriarkale janë vende të cilat vetëm konsumojnë, nuk prodhojnë asgjë, kështu ka ardhur kjo Shqipëria jonë. Dhe nëse ju vërtet doni që vendi jonë të jetë demokratik, i drejtë, ligjor, duhet që këto liri dhe demokraci ta sjellim në shtëpi. Sepse ne nuk mund të bëjmë cubin në shtëpi dhe të jemi të lirë dhe për mbrojtje të gruas në publik. Pra unë e kuptoj pse ju buzëqeshni dhe e filloni deklaratën tuaj duke thënë se Shqipëria është në cep të botës, sepse për ju vlerat, traditat, kombi shqiptar, kur ju keni deklaruar që ne jemi një produkt turk, kur ju deklaroni që figurat kombëtare shqiptare janë bullgare, janë serbe, janë maqedonase por nuk janë shqiptare. Kur ju pranoni që gruaja jotë të vërë atë shaminë arabe dhe të zhbëjmë fustanellën, xhubletën, plisin, të gjithë kulturën e mrekullueshme shqiptare, unë e kuptoj pse ju buzëqeshni. Ja thashë edhe gruas tuaj, ju paguheni për të zhbërë identitetin kombëtar shqiptar, ju jeni antishqiptar dhe nuk e kuptoj si mund të thoni se jeni historian.

Olsi Jazexhiu: Je një supër rrush, a mund t’ju përgjigjem pak?

Zhaklin Lekatari: Ju lutem a ka mundësi mos të më ofendoni, se gruaja juaj më ofendoi radhën e kaluar dhe më tha tru shpëlarë. Unë nuk po ju ofendoj. Unë po flas për deklaratat që ju keni bërë publikisht.

Olsi Jazexhiu: Ti po më ofendon mua dhe unë po të duroj. Ti moj budallaçkë, moj….

Nëse ti ke eksperienca të këqija të kanë përdhunuar ndoshta

Zhaklin Lekatari: Jo nuk jam përdhunuar, nuk po flas për asnjë eksperiencë të keqe, unë po flas për faktë. Unë nuk po ofendoj. Ja kush është personi i paqes, i fesë dhe dashurisë. Ja përfaqësuesit e fesë myslimane.

Olsi Jazexhiu: Të ishe vajzë e hajrit ti, ti do iu bindje atij burrit tënd në Kosovë që e ke patur dhe që e ke lënë dhe që erdhe këtej dhe ke hapur dhe blogje seksi, edhe paguhesh nga perëndimi.

Bieta Sula: Më fal, Olsi të lutem, nëse flasim për një aktivitet publik të secilit prej jush, çfarë kuptimi ka ta çoni në personale të gjithën këtë. Është e patolerueshme për nivelin tuaj të drejtoheni me përcaktime, me sharje dhe me fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Olsi Jazexhiu: Unë u sulmova nga dy ekstremistët që ju keni në studio.

Zhaklin Lekatari: Unë nuk ju sulmova, unë fola me deklaratat që ju keni bërë publikisht.

Olsi Jazexhiu: Më tha antishqiptar, një copë injorante, një copë injorante, një copë injorante që ka një blog seksi, ajo duhet të bëjë filma pornografikë, jo të vijë të më ofendojë mua këtu.

Zhaklin Lekatari: Ju doni të futeni në krevatin dhe intimitetin e çisteve shqiptare. Këtë po propozoni.

Olsi Jazexhiu: Ik moj budallaqe, ik moj blogere seksi…

Zhaklin Lekatari: Sigurisht o njëri që unë do kryej marrëdhënie seksuale sepse unë jam një qenie seksuale.

Olsi Jazexhiu: Ik martohu, ik gjej një burrë

Bieta Sula: Të lutem stop, më fal, më fal, më fal…. Me çfarë të drejte jep deklarata se çfarë duhet të bëjë dikush me jetën e vet? ‘Ik martohu, ik gjej një burrë’.

Olsi Jazexhiu: Ajo më ofendoi mua, më tha antishqiptar.

Zhaklin Lekatari: Por unë nuk ju ofendova, ju keni ofenduar kombim shqiptar duke bërë deklarata…

Olsi Jazexhiu përdor fjalor të papërshtatshëm…. ndërhyn regjia

Bieta Sula: Regjia ju lutem, Olsi më fal këtu duhet ta ulim zërin.

Olsi Jazexhiu: Ata nuk duhet të më ofendojnë mua.

Zhaklin Lekatari: Unë nuk ju ofendova në asnjë moment. Ju nuk dini të merrni pjesë në debate. Nuk e di ku e keni marrë diplomën por ju nuk jeni i aftë të merrni pjesë në debate.

Ju duhet të zhvilloni më shumë aftësitë tuaja për të debatuar në studio televizive.

Olsi Jazexhiu: Jeni bërë kundër burrave. T’ka hyrë xhindi në bark, t'ka hyrë shejtani në bark. Duhet me të çu në naj hoxhë me të këndu e me të vu ferexhenë. S’je në rregull. Të ka ik truri.

Zhaklin Lekatari qesh: E kam Paulinin këtu afër, më bekon Jezusi pa merak. Kam Jezusin që më mbron.

Olsi Jazexhiu: Ik te ai burri që ke patur në Kosovë, shko në hoxhë, të vërë para Allahut.

Zhaklin Lekatari: Ja më bekon pastori, mos u shqetëso. Pi ujë, qetësohu

Olsi Jazexhiu: Ti bën reklama pornografie, s’ke turp. Po ty të nxjerrin si aktore pornografike, nuk e kupton ti pse të nxjerrin?

Zhaklin Lekatari: Po kshu jam, kështu vishen aktoret pornografike (tregon xhaketën që ka veshur). Po.

Olsi Jazexhiu: I rriten klikimet Bietës, të shofë Bieta se si një si puna jote, merret me një si puna ime.

Zhaklin Lekatari: Të paktën publikisht në një televizion kombëtar po tregoni nivelin tuaj dhe se si përfaqësohet komuniteti mysliman.

Olsi Jazexhiu: Ti duhet të bëhesh njëherë femër.

Zhaklin Lekatari: Ajo çka juve propozoni për komunitetin shqiptar, sapo u zhbë.

Olsi Jazexhiu: Ti po degjeneron shoqërinë shqiptare.

Zhaklin Lekatari: Sapo u zhbë, ju sapo dështuat.

Olsi Jazexhiu: Aaa aman, kujdes.

Bieta Sula: Aq sa ju komandoj juve, bashkëshorten tënde për të dalë në ekran, aq komandoj të gjithë që dalin këtu.

Olsi Jazexhiu: Bieta unë dal pothuajse përditë në studio, por kur sillen provokatorë në studio, më sulmojnë për teza historie. Një femër….

Bieta Sula: Olsi ti ke qenë në dijeni të të gjithë të ftuarve që janë në studio apo jo?

Olsi Jazexhiu: Jo vetëm për Zhaklinën dija. Nuk dija që kishit marrë edhe priftin.

Bieta Sula: Po për Zhaklinën konkretisht, e dije?

Olsi Jazexhiu: E dija por nuk e dija që do më sulmonte.

Zhaklin Lekatari: Që nuk jeni i aftë të më përballoni publikisht?

Olsi Jazexhiu: Ia numëroj të gjithë dashnorët unë Zhaklinës po të dojë sherr, po të dojë ta degjenerojë emisionin.

Bieta Sula: Ç'ështe kjo që po vazhdon të thuash, të lutem. Është e turpshme.

Olsi Jazexhiu: Po ajo më bëri antishqiptar mua. A nuk është e turpshme të më thuash jam antishqiptar.

Bieta Sula: Si mision familjar keni mbrojtjen e grave shqiptare, nëse mendon që kjo është mbrojtje e grave shqiptare, pastaj nuk e di, është për të vënë duart në kokë.

Të lutem, i ke dhënë liri gojës përtej çdo limiti, burrëror dhe gjithçka quaje, të lutem.

Olsi Jazexhiu: E shava unë atë, apo më shau ajo mua.

 

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 30/09/2022 22:51

    Kush eshte historiani? Olsi Jazexhiu? Po te jete Olsi historian une i bie te jem mbreti i Danimarkes. Olsi eshte i pjerdhur nga trute, mire qe s'ka varur ndonje traste me dinamit e te thote "Allahu Ekber" ne Tirane se vetem ajo i ka mbetur. Dashka dhe 3-4 gra ustai.

    Përgjigju
  • anna: 30/09/2022 13:43

    Ky qe kishte emrin ne liste - pagesat e shtetit Iranian . edhe 500 te kete pase ajo eshte me faqebardhe se ti o injorant.

    Përgjigju
  • Olsi: 30/09/2022 13:13

    Ky eshte tradhetari "iranian"....

    Përgjigju
  • Historiani: 30/09/2022 12:34

    OnJasexhi, a e di sa Dashnor kampatur dhe kte te fundit qe e ke dhe shok gjoja, qe e ka tani. Pastaj numroja te Dashures time.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë