President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka përshëndetur negociatat e arritura midis gjashtë fuqive të mëdha dhe Iranit për programin Bërthamor të këtij të fundit. Bisedimet për këtë projekt zgjatën disa dit dhe u zhvilluan në Losanë të Zvicrës. Edhe pse bisedimet e kanë tejkaluar afatin e31 marsit është arritur një marrëveshja. Marrëveshja kornizë parashikon një program paqësor bërthamor dhe heqjen e disa sanksioneve nga shtetet Perëndimore ndaj Iranit.

Marveshjen është pritur mjaft mirë nga shumë shtete përfshirë këtu edhe Iranin, në rrugët e të cilit arritja e kësaj marrëveshje është festuar nga njerëz të shumtë.
Presidenti, Barack Obama ka përshëndetur marrëveshjen për kufizimin e programit bërthamor iranian, duke e cilësuar një “marrëveshje historike” e cila, nëse implementohet, do ta bëjë botën më të sigurtë. “Kjo është një marveshje afatgjatë që do të na tregojë rrugën për të shmangur bombën bërthamore dhe Irani nuk mund të gënjejë sepse të gjithë do ta kuptonin”, ka deklaruarObama.
 
Sipas parametrave të marveshjes të publikuar nga Departamenti i Shtetit Irani duhet të reduktojë numrin e centrifugave që përdoren për të pasuruar uraniumin në nivel bombe me më shumë se dy të treetat. 
Gjithashtu, Irani duhet të riprojektojë një çentral që të mos prodhojë plutonium, lëndë kjo e përdorur për armët, të jetë subjekt i kontrolleve të rregullta dhe të bjerë dakord që të mos rrisë nivelin e uraniumit mbi 3.67 për qind, një kuotë shumë e ulët nga ajo që kërkohet për të bërë bombën. 

Të gjitha këto parashikohen për një periudhë 15-vjeçare.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)