/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi se SHBA-ja nuk do ta humbë luftën kundër grupit të Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri duke kujtuar se gjithmonë është thënë se fushata kundër xhihadistëve do të marrë shumë vite.

"Jo, nuk mendoj se do të humbim", nënvizoi ai në një intervistë të publikuar sot nga e përjavshmja "The Atlantic".

"Ka pasur një dështim taktik, kjo është e padiskutueshme, edhe pse Ramadi ka qenë i pambrojtur prej shumë kohësh", shtoi ai duke përmendur marrjen të dielën e kaluar të kryeqytetit të provincës irakiane d'Al-Anbar nga xhihadistët sunitë ultraradikalë.

Intervista e realizuar të martë u publikua ditën ku Shteti Islamik pushtoi qytetin e Palmyras në Siri, një tjetër fitore domethënesë që i mundëson të zgjerojë zonën e influencës nga të dyja anët e kufirit siriano-irakien.

"Shteti Islamik është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme në mbarë vendit", shtoi Obama duke përmendur progreset domethënëse në veri dhe në rajonet ku Peshmergasit (forcat kurde) marrin pjesë./