ANGLI - Prodhuesit e suvenirëve të Anglisë mbetën të zhgënjyer nga shitjet për shkak të rezultatit të dobët që tregoi skuadra e tyre kombëtare në ndeshjet e Kupës së Botës, por për çudi gabimi i një djali të vogël i shndërroi suveniret e tyre në një fat të madh. Një nga punonjësit e kompanisë ngatërroi imazhin e mbrojtësit të skuadrës Chris Smallin pikërisht me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obamën.
Kjo ka patur një impakt të madh, duke e kthyer gabimin e djalit të vogël në një situatë sa humoristike aq dhe përfituese nga ana ekonomike, pasi shumë prej tifozëve të skuadrës angleze por dhe shumë amerikanë nuk i kanë rezistuar tundimit për të patur një suvenir të tillë kaq interesant.
Për rrjedhojë, presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama do t’i duhet të shtojë edhe një talent tjetër në repertorin e tij, si mbrojtës i skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës 2014.
Gjithashtu, risia e kësaj ndodhie, do t’i shërbejë edhe skuadrës së Anglisë që për herë të parë në histori, nderohet me imazhin e njeriut më të fuqishëm në botë, si pjesë e skuadrës së tyre.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO