TIRANË- Odeta Berberi këshilltare e grupit të PS-së, është dorëhiqur nga gara për anëtare në Këshillin Rregullator për KQZ-në e re.
Në vend të saj PS është propozuar këshilltari tjetër Arens Çela. Zëvendësimi mësohet të jetë kërkuar nga kryeministri Edi Rama.
Ende nuk bëhen me dijet arsyet e kësaj kërkese të Ramës, për ta zëvendësuar me Çelën, Odeta Berberin.
Ditën e djeshme komisioni i posaçëm, pjesë e së cilit është edhe PD-ja me përfaqësues Oerd Bylykbashin, përzgjodhi emrat për KQZ-në e re që do t'i çohet Kuvendit për të votuar në seancën e 5 tetorit.