ODIHR raport për fushatën: Ka
keqpërdorim të burimeve shtetërore

ODIHR raport për fushatën: Ka<br />keqpërdorim të burimeve shtetërore
TIRANË - Misioni vëzhgues i zgjedhjeve OSBE-ODIHR, ka publikuar edhe raportin e parë për situatën para zgjedhore në vendin tonë. Ajo që bie në sy është se në aspektin organizativ deri në këtë periudhë nuk evidentohen probleme, por problamtike mbetet akuzat politike, fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore.
 
Misioni vëzhgues për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ka publikuar raportin e parë për situatën parazgjedhore. Në raportin me 8 faqe, misioni i OSBE/ ODIHR, rendit disa problem të evidentuara, që lidhen më partitë politike në pjesën më të madhe dhe sjelljen e tyre. Fillimisht Raporti evidenton se fushata zgjerore ka filluar para kohe, para datës 22 maj që ishte afati zyrtar, ndërsa përmeden edhe raste të përdorimit të resurseve shtetërore për fushatë.
 
Raporti i OSBE/ ODIHR për pregatitjen e zgjedhjeve
Fushata që filloi para datës zyrtare të 22 majit, ka qenë e qetë, por e fokusuar në akuza personale, kjo vihet re më shumë të partitë e mëdha politike. Por gjithashtu janë regjistuar raste se persona që punojnë në administratë janë vënë në presion dhe ka patur keqpërdorim të burimeve shtetërore. Ku janë përdorur ambiente shtetërore për aktivitet fushate, apo edhe që mësues të ndryshëm kanë bërë thirrje për kandidatë të caktuar. Zyrtarë të lartë të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë shpërndarë një numër të madh certifikatash legalizimi gjatë fushatë. OSBE/ODIHR ka patur evidence të konsiderueshme për presione ndaj punonjësve public, përfshi kërkesa për të marrë pjesë në aktivitete fushate, por edhe kërcënime për largim nga puna nëse nuk votojnë për kandidatë të caktuar.
 
Një problem tjetër i evidentuar është financimi, i fushatës nga kandidatët që garojnë për këto zgjedhje, ku thuhet se ka hapësira ligjore në raportimin periodic të shpenzimeve.
 
Financat e partive politike
Partitë politike mund të financojnë fushatat e tyre, me fondet publike donacione e kredi. Por kandiatët e pavarur nuk kanë mundësi të kenë akses në fondet publike. Të gjitha partitë dhe kandidatët e pavarur duhet të publikojnë burimet financiare dhe shpenzimet e fushatës, megjithatë ligji nuk parashikon, raportimin periodic të shpenzimeve të fushatës. Vetëm një kandidat i pavarur deri më ka publikuar në adresën në internet, donacionet financiare të fushatës.
 
Misioni vëzhgues ndalet edhe te çështja e shtimit të votuesve në disa qytete sin ë Durrës apo Kavajë. Duke theksuar se janë regjistruar në javët e fundit 2186 votues në qytetin e Durrësit, dhe 595 në qytetin e Kavajës. Megjithatë prokuroria ka filluar hetimet për këto evidence. Më tej raporti vijon me situatën brenda komisionit qendror të zgjedhjeve, ku theksohet se vazhdon te jetë i ndikueshëm nga politika.
 
Situata në Komisionin e Zgjedhjeve
KQZ ka marrë vendime të influencuar nga linjat politike. Administrata zgjedhore është e cënueshme, nuk ka ende besim të plotë dhe mbetet e cënuar ndaj presioneve të ndryshme politike. Duke shtuar edhe kritika në lidhje me mos publikimin në kohë të njoftimeve .
 
Pjesa përmbyllëse e raportit ndale te situate e pasqyrimit në media, ku si edhe raportet e mëparshme theksohet se partitë e mëdha politike ndikojnë direkt në autonominë editoriale të mediave. Por pavarësisht kësaj ligji garanton lirinë e fjalës, debatet përqendrohet jo në çështje që janë me interes për publikun. Ndërsa shpërndarja e kasetave ka shkaktuar shqetësime të vazhdueshme të komuniteti mediatike. Pozitivisht vlerësohet liria në internet, ku thuhet se nuk ka ndërhyrje, çfarë ndikon pozitivisht në pluralizëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie