OFL i kërkon llogari për pasurinë anëtarit të grupit 'Avdylaj', dy pjesëtarëve të 'Bajrave' dhe 'Zotit të Drogës'

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë katër emrave të tjerë të njohur të drejtësisë, njëri prej të cilëve rast i freskët. Saimir Gjepali është i pari, i cili sipas OFL-së është i dënuar për trafik droge në bashkëpunim. Ai akuzohet si pjesë e grupit të Avdylajve të Shijakut, pjesë e dosjes 339. Tre ditë më parë, gjykata e Durrësit i ndryshoi masën e sigurisë nga burg në detyrim paraqitje, pavarësisht edhe faktit se ishte pjesë e revoltës dhe kundërshtimit me dhunë të policisë në 21 maj, e cila gjeti në qeli një celular.

Erogen Brajoviç banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi. Erogen Brajoviç  ka qenë pjesë e grupit të Safet Rustemit (Bajrit). Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.

Erogen Brajoviç

Denis Brajoviç, edhe ky dyshohet si pjesë e grupit "Bajri". Ai është nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Alket Hatija banues në Durrës, i njohur si "Zot i Drogës" ka qenë i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë