5 të dënuarve për trafik droge dhe vrasje i është dërguar formulari nga Operacioni Forca e Ligjit për të justifikuar burimin e pasurive të tyre.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, 5 subjektet e OFL-së duhet të plotësojnë folmularin brenda 48 orësh me të gjitha pyetjet drejtuar nga OFL dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë dhe burimin:

Elis  Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

Edmond  Stafa,banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve";

 Met  Bozi,  banues në Elbasan,i  dënuar për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese";

 Bledi  Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

 Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.