OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë

OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar i shqetësuar se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës'. Për kryeministrin Rama fakti që në emrin e marrëveshjes nuk përmenden emrat e dy shteteve lë vend për interpretim dhe kjo duhet sqaruar menjëherë.

'Beogradi dhe Prishtina'?! Një gabim apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është 'Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë' dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm i OKB, nuk do ta përdorte këtë emër qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë.”, shkruan Rama.

Ky reagim vjen pas dakordësisë që arritën dy palët në Ohër. Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/03/2023 02:28

    /KASEM/,pershendetje!Se pari, Rama vertet punon shume,por ama dhe sillet here pas here si kryeplak fshati qe mendon se fshati i tij eshte qendra e universit.Se dyti,kur Kosova dhe Serbia nuk kane problem me gjuhen e perdorur nga OKB dhe as nuk e kane kundershtuar,nuk ka pse Rama te ndihet i revoltuar.Se treti, deklarata dukej zyrtare,por dhene nga zedhenesi i S.G,nuk ka rendesi me te madhe se sa nje nga ato deklaratat qe jepen gati cdo dite nga zedhenesi i Shtepise se Bardhe.Se katerti,une nuk jetoj ne Britani, por ketu ku jetoj une,shqipot sillen korrekt dhe edhe pse marjuana eshte e legalizuar,nuk merren me kultivimin e saj e nuk kane shtepi bari si ata ne Britani.Ne fakt,kaq ligjzbatues e kaq te shumte jane shqipot ketu sa /Mireserdhet/ e shkruar ne disa tabela ne qytet eshte shkruar pervec se ne anglisht e ne disa gjuhe te tjera dhe ne shqip dhe cdo 28-29 Nentor,bashkia ngreh flamurin shqiptar perpara saj se bashku me flamurin kombetar,njelloj sic e ngre per komunitetet e tjera.Dhe kur u them qe jam shqiptar,nuk shikohem dhe as trajtohem me perbuzje,por zoteri i dashur,respekti fitohet,nuk lind me te.Me vjen keq qe shqiptaret e ndershem te Britanise,keto vitet e fundit,po paragjykohen e cilesohen per shkak te kontigjentit kriminal shqiptar qe keto vitet e fundit ka mbushur vendin me shtepi bari e me krime te tjera.

    Përgjigju
  • Kasemi: 22/03/2023 13:32

    O Iris si gjithmon ti pordha lëshon se aq tru ke e hiqesh si zheni. Edi Rama ka plotësisht të drejt, e Edi po punon fort për Shqipërin. Po çfar ti bëj Edi tipave si Bavermani një pler Indjane që na quan neve Shqiptarve kriminel. Po ti kriminele je ? Se kshu thot plera Indjane. Pra Edi po punon shum nuk ështëi si fundërrina maloku hajdut kriminel Sali bajga. Prandaj o Iris qëndro me këmb në Tok e mos pirth nga goja.

    Përgjigju
  • Populli: 22/03/2023 09:05

    Merru me popullin tend qe po emigron nga te kater anet dhe leri te tjeret sepse cilido shtet qe na rrethon e ka mireqenien me te mire se ne. Jemi i vetmi shtet ne europe akoma pa trena. , S'ju vjen turp, gjoja rilindas por qe na late ne mesjete.

    Përgjigju
    • Deni: 22/03/2023 11:03

      Keti ti rruni leshte se Shqiperia me mir se sot ska qene kurre. Se ke frik te ikish me makin fundjavave se gjith rruga Tiran - Korce esht e bllokuar nga trafiku. Me ca lekesh dalin pse si pyesni.

  • freg: 22/03/2023 07:49

    kush te jep sqarime ty o njeri i manget, ti je fundi kavallit.

    Përgjigju
  • Të perdoren: 22/03/2023 03:56

    Vetëm Taksa doganore dhe bllokim i Serbise i vetmi vend që akoma eshte me rusine pa ligjin antilufte! RAMA dole i paafte ose i shitur edhe Enver Hoxha ishte 100 here me i zoti në diplomaci! Ke ka mik sot shqipeira nga 7 fuqitë e medha ? Angline? -jo pas deklaratave të britaniz për emigrant shqiptar ! USA? - jo siç e kishim duke parë që nuk po i bihet drejt serbise! Japonia ? Pak Kina - jo pasi aleat kines sot Serbia , Rusia - jo pasi aleat ka serbine ? Gjermania ? Me shume investime në gjermani , Na ka mbet vetëm italia! Pra edhe zoti Enver Hoxha kishte një superfuqi si mik apsolut kurse RAMA akoma merret me individ me llapazan e gjoja “lobist” , me sllavet duhet dore e forte , RAMA duhet të kete të deklaruar mbeshtje win win absolute nga njera nga 3 fuqite me te medha Anglia USA Kine ose Rusine , sot në arenen nderkombetare Serbia na ka vendos perpara që kur erdh RAMA që akoma ka mbetur në stilin Artist (tregtar) ! Shteti duhet të kete gjeni jo fillestar dhe tregtar sot eshte fakt asnje nga superfuqite me super impakt nuk ma mbeshtet direkt pra fshihen pas gishtit!!!! Koha për reflektim! Pa një mik të forte do ishte turp të na vëje përpara Serbia që sot nuk e ka as 20% fuqise se ishjugoslavis pra kemi një Serbi pa det pa dalje në det pa port por kemi një RAMA i cili mendon që mbeshtetet nga ndonje shtet ? Nga cili shtet ? Sot Serbia nga 7 superfuqi ka me shume mbrojtje dhe mbeshtetje eksplicite(të hapur ) sesa neve! Ndaj ketu vjen nevoja per reflektim! RAMA duhet të ftoje Biden ose Mbretin Charles në shqiperi ose ta presin atje ndryshe kemi serbine me super miq si (Kine Rusi) ndersa shqipëria I ka mbet vendi me i dobet sot Italia (në arenen e superfuqive)!!!

    Përgjigju
  • Iris: 22/03/2023 02:23

    Ta jap une sqarimin z.Rama.Ne gjuhen e politikes,diplomacise e mediave,shpesh perdoren kryeqytetet si referim te qendrave te politikes e qeverisjes nga ku merren vendime e iniciohen marreveshje,apo merret O.K per to.Shpesh mund te degjosh Washinton,Moska,Roma,Beograd,Prishtine,Athina,Tirana,Berlini,Londra ne vend qe te perdoret emertimi /qeveri/;ndonjehere u shtohet dhe ndonje /zyrtare/ nga pas per t'a bere me te percaktuar piken e referimit,p.sh./Tirana zyrtare/.Perpara se te imagjinosh cdo gje per te keq,me mire informohu,ose minimalisht,degjo,ose lexo gazetaret e reporteret e huaj se cfare gjuhe perdorin.Rasti i Kosoves nuk eshte aq imponues ne OKB sa rasti i Taiwan/Taipei,ku Kina eshte pjese e S.C.U.N. dhe i detyron shtete e organizata t'i shkojne pas avazit.Besoj se nuk do te ishit alarmuar sikur te kishin thene Beogradi zyrtar dhe Prishtina zyrtare?

    Përgjigju
    • Kistra: 22/03/2023 10:47

      Iris, argumentat tua jane gjysem te verteta. Ne kete rast po kerkohet te citohet korrekt emertimi i marreveshjes sic eshte rene dakord e deklaruar nga ndermjetesit e BE ku ne menyre eksplicite permendet Kosova e Serbia.

    • Dakord: 22/03/2023 07:59

      E dashur Iris, kjo qe ju shkruani eshte e vlefshme vetem per mediat. Vetem aty lexon kryeqytete. Ne nje dokument zyrtar te OKB duhet shkruar emri i plote i shtetit. Shembull: thuhet Londra, Anglia, Britania e Madhe, por per OKB eshte: United Kingdom of Great Britain and Northern Irland.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja