Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën

Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën

Pothuaj 400 mijë spektatorë përgjatë Senës, 22 milion në Francë dhe 2 miliardë në të gjithë botën para televizorit: ceremonia e hapjes së Lojërave të parisit ka qenë unike në histori, ashtu si ishte premtuar. Për shkak se ka qenë e para e organizuar jo në një stadium dhe sepse ka prekur dhe entuziasmuar shumë njerëz. Por edhe ka irrituar dhe skandalizuar shumë të tjerë. Kurrë më parë një ngjarje e tillë nuk e kishte ndarë kështu opinionin botëror. 

Në Francë, atmosfera e përgjithshme ishte ajo e emocioneve dhe kënaqësisë, sepse pavarësisht vështirësive të ndryshme – nga sabotazhet e trenave e deri tek shiu – dhe profecitë e ndryshme, gjithçka shkoi mirë deri në fund dhe sipas planeve, pa atentate terroriste dhe pa incidente domethënëse. Finalja e madhe e Kullës Eiffel me rrathët olimpikë dhe Celine Dion, e cila pas vitesh të tëra heshtje për shkak të sëmundjes, këndoi pothuaj me zemërim Himnin për dashurinë të Edith Piaf, kanë qenë momente që e kanë bashkuar vendin, dëshira për madhështi sikur u plotësua. 

Por në fillim ka patur skena më pak konsensuale për të thënë më të paktën. Këngëtarja franko-maliane Aya Nakamura, me përzierjen e sukseseve të saj të kënduara me një frëngjishte rruge tipike të lagjeve të varfëra banlieue, mu përpara Akademisë franceze të themeluar nga Risheljën për të mbrojtur korrektësinë e gjuhës; Mari Antuaneta me kokën e prerë që këndonte himnin e revolucionit, me kokën që e mbante në duar dhe e shoqëruar në sfond me muzikë heavy metal; dhe mbi të gjitha sfilata e drag queen dhe ajo që shumëkujt iu duk si një rikrijim i Darkës së Fundit të Leonardos, me Philippe Katerine gjysmë lakuriq dhe i lyer me bojë blu në versionin Dionis: të gjitha këto ekzaltuan shumëkënd, por nga ana tjetër, indinjuan shumë të tjerë, mbi të gjitha në të djathtë.

Drejtuesit e France Insoumise të Jean-Luc Melencon, të cilët deri disa ditë më parë protestonin kundër shpërdorimit të parave dhe energjive për “Olimpiadën e të pasurve”, kanë folur për “krenarinë e Francës kur ajo di t’i flasë botës”, ndërkohë që në të djathtën ekstreme eurodeputetja Marion Marechal u është drejtuar të krishterëve të të gjithë botës: “Dijeni se nuk është Franca ajo që flet, por një pakicë e majtë e gatshme për çdo lloj provokimi”. 

Edhe konferenca e peshkopëve ka kritikuar “skenar e përqeshjes së kristianizmit”, ndonëse ka pranuar se ceremonia kishte ofruar edhe “momente të mrekullueshme”.

Edhe në botë pak a shumë e njëjta ndarje: nëse kryeministri laburist britanik Keir Starmer deklaroi se e adhuroi ceremoninë, si “një triumf, komplimente Francës”, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për “dobësi dhe rënie të Perëndimit” dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova kritikoi parodinë Lgbt të Darkës së Fundit. / Corriere della Sera – Bota.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 29/07/2024 14:51

    Nuk u duk si rikrijim.i darkës së fundit.Ajo ishte darka e fundit e me simbolika haptazi satanike vetëm disa bëjn ose se kuptojn vërtet.Që nga hyrja kalorësve,kulla eifel e në disa pjesë ishte qartazi satanike e mëse normale kur flitet për 1 ven se franca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit