Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud

Sulmuesi Olivier Giroud do largohet nga Milani në fundin e sezonit aktual dhe do kalojnë në MLS amerikane me Los Angeles Galaxy. Mediet franceze bëjnë me dije se për 37-vjeçarin gjithçka është dakordësuar dhe sulmuesi më i mirë në historinë e Francës me 57 gola do kalojë në SHBA, duke mbyllur një karrierë të suksesshme në Evropë.

Në moshën 37-vjeçare, sulmuesi që ka luajtur 131 ndeshje për vendin e tij, do të përfundojë sezonin e tij të tretë te Milani, ku ka luajtur 121 ndeshje dhe ka shënuar 46 gola.

Më parë ai kishte një periudhë të gjatë në Premier League, me gjashtë sezone te Arsenali dhe katër te Chelsea, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve në 2021.

Në Ligue 1 të Francës, Giroud luajti për Montpellier, ku fitoi titullin në vitin 2012, si dhe Tours, Istres dhe Grenoble. Giroud do të nënshkruajë një kontratë si lojtar i lirë deri në dhjetor 2025 me Galaxy, pasi kontrata e tij me Milanin të përfundojë në qershor 2024.

Në klubin me bazë në Kaliforni, Giroud do të bashkohet me një tjetër legjendë të futbollit francez, portierin Hugo Lloris, kapitenin që fitoi Kupën e Botës në 2018.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë

Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë