Olta merr mesazhin e veçantë nga bashkëshorti, Dori ka dy fjalë edhe për Luizin

Olta merr mesazhin e veçantë nga bashkëshorti, Dori ka dy fjalë edhe për Luizin

Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale. Mirëpo, pas hyrjes në “Big Brother” ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin. Ky i fundit javë më parë i shkroi asaj një letër tepër romantike dhe të ndjerë.

Olta është surprizuar mbrëmjen e sotme me një mesazh nga bashkëshorti i saj Dori, me të cilin janë edhe prindër të një djali, Amarit.

Në rubrikën “Big Love” ai ka dërguar një mesazh për të shoqen, duke e cilësuar atë dhuratën e tij më të bukur, ndërkohë që dy fjalë i ka pasur edhe me Luizin.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”– shkruan ai.

Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv