Me mbërritjen e variantit Omicron në Shqipëri, muaji janar regjistroi një numër të lartë viktimash dhe rastesh të reja. Kësaj here, karakteristikë e virusit, ishte prekja më masë e fëmijëve dhe simptomat e ngjashme me të gripit.
Që nga 1 janari e deri në këto momente, numri i viktimave nga Covid 19 ka arritur në 125, ndërsa i infektimeve mbi 46.700.
Kjo, sipas mjekëve shpjegohet me transmetueshmërinë e lartë të virusit. Vetëm më 7 janar nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.
Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar rritje, ku në Spitalet COVID, aktualisht trajtohen 168 pacientë.
Numri i pacientëve aktivë me virusin në të gjithë vendin është rreth 21 mijë, ku Tirana kryeson me gati gjysmën e kësaj shifre.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë ku në shërbim të pacientëve të shtruar ishin 4 spitale COVID, aktualisht pacientët e shtruar po trajtohen në spitalet COVID-1 dhe 3. Ndërkohë në spitalin Shefqet Ndroqi, po trajtohen rastet e pacientëve me simptomat post-COVID.
Shqetësim për mjekët është ngjashmëria mes variantit Omicron dhe gripit, duke e bërë shpesh të vështirë identifikimin e të infektuarve.
Nga ana tjetër, ky variant ka prekur në masë edhe fëmijët, ç’ka është reflektuar me mungesa të larta në shkolla.
BILANCI I VDEKJEVE PËR MUAJIN JANAR 2022
1 Janar- 1 humbje jete
2 Janar- 2 humbje jete
3 janar- 2 humbje jete
4 janar- 2 humbje jete
5 janar- 4 humbje jete
6 janar- 5 humbje jete
7 janar- 0 humbje jete
8 janar- 4 humbje jete
9 janar- 3 humbje jete
10 janar- 1 humbje jete
11 janar- 6 humbje jete
12 janar- 6 humbje jete
13 janar- 2 humbje jete
17 janar- 7 humbje jete
15 janar- 3 humbje jete
16 janar- 4 humbje jete
17 janar- 2 humbje jete
18 janar- 6 humbje jete
19 janar- 6 humbje jete
20 janar- 3 humbje jete
21 janar- 6 humbje jete
22 janar- 5 humbje jete
23 janar -8 humbje jete
24 janar- 7 humbje jete
25 janar- 5 humbje jete
26 janar- 6 humbje jete
27 janar -6 humbje jete
28 janar- 5 humbje jete
29 janar- 3 humbje jete
30 janar- 5 humbje jete