'Open Balkan' dhe 4 liritë e mëdha të lëvizjes, memorandumi i bashkëpunimit Rama-Vuçiç-Zaev bëhet ligj! Objektivat, qëllimi dhe e ardhmja pa kufij në rajon

Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Sot kjo marrëveshje është publikuar e plotë në fletoren zyrtare, duke marrë kështu edhe fuqi ligjore në vend.

Preambula është ajo ku është koncentruar gjithçka mbi mesazhin që vendet duan të hapin për rëndësinë e bashkëpunimit mes kombeve në Ballkan. Palët shprehin gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë. Qëllimi është themelor për përmirësimin e jetës së qytetarëve, progres ekonomik, tregtar, financiar, social dhe kulturor të Palëve

Në memorandum theksohet se i gjithë bashkëpunimi do të bëhet në frymën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit. “Autoritetet doganore të Palëve bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e tranzitit ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje, që nxit rritjen e qarkullimit të mallrave ushqimore dhe industriale.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftesën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të 'Open Balkan', për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Ndërsa SHBA u bëri thirrje udhëheqësve në rajon të reduktonin pengesave tregtare dhe të ndërtonin ekonomiv të integruara. Edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero në një intervistë ekskluzive për Report Tv, u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet nismën "Ballkani i Hapur" dhe shpresojnë arritjen e dakordësisë edhe me tre vendet e tjera, të cilat ende nuk i janë bashkuar nismës, pasi në këtë mënyrë vendet e rajonit do të jenë më afër BE.

Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Objektivat e Memorandumit

a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 17/10/2021 00:37

    Ahhh mor km m që e ke shkatrruar ketë vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja