Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)

24 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim me urdhër të SPAK, mes të cilëve 4 efektivë policie dhe biznesmenë të ndryshëm, grup i strukturuar kriminal i trafikimit të emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme dhe të largët, të cilëve u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i policisë për ekzekutimin e urdhër-arresteve u shtri në disa qytete të vendit, Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë me 19 masa “arrest në burg”, 3 në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim. Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dha detaje të sekuestrimeve të bëra në aksion, mes të cilave një sasi para cash që kap vlerën e 1 milion eurove.

Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë së Shtetit, janë gjetur dhe sekuestruar: 13 automjete të markave të ndryshme, 50 telefona, 3 pistoleta, 1 çifte, 50 fishekë, 4 laptopë, 5 kompjuterë, 520 000 lekë, 400 000 euro, 700 000 dollarë amerikanë, 4000 paund, doza kokaine dhe cannabisi, dhjetëra dokumente të ndryshme.

Në hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, pesë subjekte private tregtare u zbulua se siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas dhe e gjitha kjo bëhej përkundrejt pagesës 5000 euro. Por, çfarë bëri policinë të nis hetimet për këtë operacion?

Gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë. 

Nga hetimet rezultoi se 26 të përfshirët kishin role të ndryshme në aktivitet, edhe punonjësit e policisë të arrestuar, Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha, Ermal Hoxha, të cilët në fakt duhej ta parandalojnë dhe godasin. Ata kanë përfituar para, shfrytëzonin nevojën e të huajve që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej të hetuarve, u vunë në dispozicion të aktivitetit kriminal.

Hetimi i shërbeu edhe nismës së Policisë së Shtetit për vetëpastrimin e radhëve të saj nga elemente të përfshira në aktivitete kriminale, ndërsa në operacion u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale, atyre të sigurisë publike dhe të forcës së posaçme operacionale. Në fund, kryepolici Rrumbullaku u prononcua edhe për atë që ai e quajti “bashkëpunim i ngushtë me SPAK”.

Përtej çdo dyshimi, që u ngrit padrejtësisht gjatë ditëve të fundit, procedimi penal i sipërpërmendur dhe operacioni i sotëm, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, është dëshmi e qartë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe kësaj Prokurorie.

Emigrantët e lindjes shfrytëzojnë Shqipërinë për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian, por për të arritur qëllimin e tyre provojnë çdo taktikë, qoftë edhe lidhja e kontratave false me biznese vendase.

SPAK informon se gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, sende të kundraligjshme apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, konkretisht 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike, si dhe dokumenta të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi, apo dokumenta që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Policët në hetim dhe të arrestuar
1- Komisar Altin Hasani, Specialist per Sektorin per te Huajt  ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne  DPPSH - I arrestuar
2- Komisar Edmond Barha shef seksioni per migracionin e parregullt ne Drejtorine per Kufirin dhe Migracionin Tirane - I arrestuar 
3- Inspektor Ariel Hoxha punonjes policie ne Kom Pol Kufitare Rinas  - me mase sigurie arrest ne shtepi.
4- Inspektor  E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas  Detyrim me paraqitje
5- - Endri Seiti
6- Luan Tafalla,
7- Endrit Ismailaj,
8- Arnol Shpata,
9- Xhuljeta Çopa,
10- Artur Mata,
11- Antonio Specchio,
12- Artan Sulaj,
13- Luan Sulaj,
14- Shkelzen Matmuja (Bokciu),
15- Bukurosh Muja,
16 - Lulzim Lami,
17- Tome Preka,
18- Xhulio Krasniqi,
19- Edmond Baklli,
20 - Iglan Alliçi,
21- Emmanuel Ella

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Momenti kur arrestohen anëtarët e grupit që trafikonte emigrantë, i prisnin në Rinas dhe i akomodonin (VIDEO)

 

Janë publikuar pamjet e operacionit që çoi në pranga 24 persona që ishin pjesë e një grup kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta. Pamjet ku shihet momenti i arestimit të disa prej anëtarëve të grupit i ka publikuar ministri Taulant Balla.

Ora 16:53
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, përbëhej nga policë e biznesmenë! Sekuestrohen 1.1 mln euro dhe dollarë

 

1711643944_spak.jpg

Një grup kriminal që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht është zbuluar nga policia e Tiranës.

SPAK njofton se deri tani janë ekzekutuar 24 masa të sigurimit personal, për personat nën hetim, ndërkohë që për 2 personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse.

Gjithashtu SPAK informon dhe për sekuestrimin e mbi 1.1 mln euro dhe dollarë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr.188, të vitit 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të Skuadrës të Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 37, datë 10.04.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues:

–       “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për 21 persona nën hetim, të cilët janë organizatorë, drejtues dhe pjesëtarë të grupit kriminal  dhe punonjës të Departamentit pranë Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në nivel qëndror dhe rajonal;

–           “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237, i Kodit të Procedurës Penale, për 3 persona nën hetim;

–          “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, për 2 persona nën hetim,

të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave”  kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a; 334/1 dhe 245/1/2 e 259/1/2 të Kodit Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Gjatë hetimit janë mbledhur e grumbulluar prova, nga ku rezulton se të paktën përgjatë vitit 2023-2024, në Shqipëri dy grupe kriminale kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm për shtetas të huaj që vijnë nga Bangladeshi, për qëllime të përfitimit material, veprimtari kriminale, e cila besohet të jetë e organizuar në nivel transnacional.

Agjencitë e ndërmjetësimit të punësimit, në bashkëpunim me shoqëri tregtare me objekt veprimtarie kryesisht fasonerie, me seli në Vlorë dhe në Durrës, kanë kryer aplikime për leje unike pune dhe më pas për pajisje me vizë të tipit “D”, për shtetas të huaj kryesisht nga shteti i Bangladeshit, sipas procedurave ligjore të parashikuar në ligjin nr. 108/2023 “Për të huajt”, dhe VKM-së nr. 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

Këto procedura janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i tyre, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin Shqiptar, për t’u larguar më pas, në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qeraje fiktive banimi, çertifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, dhe me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur dyshimet.

Veprimtaria ka filluar të dokumentohet nga data 30.08.2023, ndërsa procedurat e aplikimit datojnë më parë në kohë, ku episodet e udhëtimit të këtyre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Shqipëri nëpërmjet Aeroportit të Rinasit janë të shumta, dhe veprimtaria kriminale është dokumentuar me anë të metodave të veçanta të hetimit, duke identifikuar dhe grumbulluar prova për administratorët e agjencive të ndërmjetësimit dhe ato pritëse të punësimit, personat pritës të tyre në Aeroportin e Rinasit, vendin e qëndrimit të tyre,  personat transportues të tyre dhe destinacionin përfundimtar të tyre, i cili në disa raste ka rezultuar dukshëm që ka qenë në drejtim të Kukësit për në Kosovë e Serbi.

Nga këto prova të grumbulluara, është arritur të provohet, se qëllimi i aplikimeve për punë dhe për vizë nuk është punësimi i tyre, por përdorimi i kësaj mënyre për të bërë të mundur futjen e tyre të ligjshme në territorin Shqiptar, duke e përdorur atë si një vend transit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Personat nën hetim provohet të kenë patur dijeni për këtë fakt, dhe kanë bashkëpunuar duke kryer veprime konkrete në funksion të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, duke patur role të caktuara dhe me qëllim përfitimi material, veprimtari – aktivitet i cili besohet të jetë tepër fitimprurës.

Gjatë hetimit janë mbledhur prova për punonjës të policisë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror dhe rajonal, të cilët kanë lehtësuar dhe ndihmuar grupin kriminal në procedurat për pajisje me vizë të tipit “D”,  kundrejt përfitimit material, apo në mosdokumentimit dhe raportimit gjatë kontrolleve që duhej të ushtronin gjatë detyrës së tyre, si dhe për punonjës policie të Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët për shkak të detyrës së tyre kanë pranuar përfitime të parregullta në formën e transfertave monetare nga grupi kriminal.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 24 masa të sigurimit personal, për personat nën hetim, ndërkohë që për 2 personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, sende të kundraligjshme apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, konkretisht 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike, si dhe dokumenta të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi, apo dokumenta që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë, që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Falenderojmë projektin EU4FAST, për mbështetjen e dhënë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Ora 13:54
Zbardhet skema/ Trafik emigrantësh, bizneset në Shqipëri u siguronin kontrata fiktive pune për 5 mijë euro! Më pas aplikonin për vizë në BE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbardhur skemën e trafikut të emigrantëve në vendin tonë, operacion gjatë të cilit janë lëshuar 26 urdhër arreste, 4 prej tyre policë.

Ky grup u zbulua pas hetimeve 1-vjeçare, ku anëtarët e këtij grupi i ndihmon emigrantët që të mbërrinin në vendin tonë, të cilët destinacion final kishin shtetet e BE.

Pesë subjekte siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro.

Fjala e plotë e Rrumbullakut: 

Jam sot përpara jush, për t’ju informuar për përfundimin e suksesshëm të një tjetër hetimi proaktiv, i cili u zhvillua për një periudhë rreth 1-vjeçare, në kuadër të të cilit, me mbështetjen dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ose siç zakonisht e quajmë, kontrabandimin e njerëzve. 

Gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë.  

Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shtetas dhe subjekte, të cilët siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme, për ofrimin e kushteve për të mbërritur në vendin tonë, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.  

Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro. Nga hetimet u identifikuan 26 shtetas të përfshirë, me role të ndryshme në këtë aktivitet, ku fatkeqësisht janë përfshirë edhe punonjës policie, të cilët janë ata që duhet ta parandalojnë dhe ta godasin këtë aktivitet kriminal, ashtu si edhe aktivitete të tjera kriminale.  

Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal.  

Në përfundim të hetimeve, deri në këtë fazë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal, ndërsa Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e masave të sigurimit personal si më poshtë:

-Është ekzekutuar masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, për personat në hetim:

Endri Seiti i vitlindjes 1986, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;

Luan Tafalla i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

Endrit Ismailaj i vitlindjes 1988, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Arnold Shpata i vitlindjes 1998, lindur në Patos, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; 

Xhuljeta Çopa e vitlindjes 1967, lindur në Durrës dhe banuese në Fushë Krujë, biznesmene, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”. 

Artur Mata i vitlindjes 1968, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Antonio Specchio i vitlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Artan Sulaj  i vitlindjes 1973, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; 

Luan Sulaj i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Shkelzen Matmuja (Bokciu) i vitlindjes 1987, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Bukurosh Muja i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

A. H., i vitlindjes 1972, lindur dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

E. B., i vitlindjes 1975, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Lulzim Lami i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

Tome Preka i vitlindjes 1962, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

 Xhulio Krasniqi  i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”; 

E. B., i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; 

 Iglan Alliçi i vitlindjes 1983, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Emmanuel Ella i vitlindjes 1980, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”. 

-Është ekzekutuar masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, për personat në hetim:

A. D., i vitlindjes 1966, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”; 

A. H., i vitlindjes 1996, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

A. H., e vitlindjes 1996, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; 

-Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” për personat në hetim:

E. H., i vitlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

O. P., i vitlindjes 1998, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. 

Në vijim janë shpallur në kërkim personat në hetim: 

F. M., i vitlindjes 1971, lindur Kukës dhe banues në Tiranë dhe A. M., i vitlindjes 1972, lindur në Bangladesh, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.  

Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë së Shtetit, janë gjetur dhe sekuestruar:  

13 automjete të markave të ndryshme 
50 telefona
3 pistoleta
1 çifte 
50 fishekë 
4 laptopë
5 kompjuterë
520 000 lekë
400 000 euro
700 000 dollarë amerikanë 
4000 paund
Doza kokaine dhe cannabisi 
Dhjetra dokumente të ndryshme. 

Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konfidencialitet të plotë, me aplikimin e metodave speciale të hetimit, në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë, ku u vunë në hetim, përveç individëve dhe biznesmenëve të ndryshëm, edhe punonjës policie të niveleve të ndryshme. Hetimi i zhvilluar dhe operacioni i sotëm, i shërbeu edhe nismës së Policisë së Shtetit për vetëpastrimin e radhëve të saj nga elemente të përfshira në aktivitete kriminale. 

Në hetimin njëvjeçar të këtij procedimi dhe operacionin e ditës së sotme u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale, atyre të sigurisë publike dhe të forcës së posaçme operacionale, të Policisë së Shtetit.   

Përtej çdo dyshimi, që u ngrit padrejtësisht gjatë ditëve të fundit, procedimi penal i sipërpërmendur dhe operacioni i sotëm, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është dëshmi e qartë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe kësaj Prokurorie, i bazuar në marrëdhëniet e besimit reciprok, profesionalizmin dhe përkushtimin e përbashkët për hetimin e çdo vepre penale dhe dërgimin para drejtësisë të çdo autori të dyshuar, pavarësisht statusit apo funksionit që mban.

Ora 13:39
Operacioni kundër trafikut të emigrantëve, 1 mln euro cash, pistoleta, makina e drogë, çfarë u sekuestrua

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni kundër trafikut të emigrantëve.

“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm territori. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie.

Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha ai mes të tjerash.

Ja çfarë u sekuestrua

13 automjete të markave të ndryshme 
50 telefona
3 pistoleta
1 çifte 
50 fishekë 
4 laptopë
5 kompjuterë
520 000 lekë
400 000 euro
700 000 dollarë amerikanë 
4000 paund
Doza kokaine dhe cannabisi 
Dhjetra dokumente të ndryshme. 

Ora 12:41
Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Balla: U godit një rrjet i madh, vëmendje e posaçme fëmijëve të pashoqëruar

Shkatërrimi i zinxhirëve të trafikimit të qenieve njerëzore përmes hetimeve proaktive mbetet një prioritet për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. E gjatë kohës që po zhvillohej konferenca, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se Policia e Shtetit në bashkëpunim e SPAK kanë goditur një rrjet të madh personash të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, mes tyre edhe punonjës policie. 

“Por ajo që do çmohet më tepër dhe për të cilën po punohet vazhdimisht është të mos lejojmë që këto zinxhirë të krijohen dhe zënë këmbë e duar të vajzave, djemve dhe fëmijëve tanë. Ndaj parandalimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë e konsideroj si një element kyç në këtë përpjekje të përbashkët”, u shpreh Balla, në konferencën “Për një qasje të fokusuar në viktimat në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. 

Në këtë takim për adresimin e përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë, morën pjesë përfaqësues të Ambasadës amerikane, të BE në Tiranë, agjencitë ligjzbatuese si dhe shoqërisë civile e Akademisë. Balla informoi se në dhjetor 2023, Ministria e Brendshme po zbaton një plan masash, bazuar dhe në rekomandimet e TIP Report. Ndër to, parashikohet rritja e financimeve për Strehëzat në vlerën rreth 45%.

“Një nga rezultatet për t’u duartrokitur është vendosja në funksionim e Linjës 116 006, nga muaji Dhjetor pranë Sektorit Antitrafik. Me qëllim promovimin e Linjës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj fenomenit të trafikimit, u prezantua fushata e komunikimit antitrafik “E vërteta N’drit” 116 006, si pjesë e programit “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri”, nënvizoi Ministri. 

Ai shtoi se fenomeni ka një shfaqje shumë dimensionale, duke u ndikuar nga situatat e vulnerabilitetit social, ekonomik të personave dhe duke pasur njësoj shtrirje si tek burrat, gratë dhe fëmijët. 

“Kur flasim për të miturit një vëmendje të veçantë i shkon të miturve të pashoqëruar, të cilët kalojnë në mënyrë të parregullt kufirin drejt Republikës së Shqipërisë dhe që janë potencialisht viktima të trafikimit. Ndaj gjej rastin të bëj një thirrje ndaj të gjitha shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile të pranishme sot, por edhe ato që na ndjekin dhe që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre masat në kuadër të trafikimit të qenieve njerëzore, që të kenë një vëmendje të veçantë dhe të jenë partnerë mbështetës Policisë së Shtetit dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore ndaj kësaj kategorie”, apeloi Balla. 

Ministria e Brendshme me mbështetjen e partnerëve, ka finalizuar Marrëveshjen e re për funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit, për identifikimin, mbrojtjen dhe ri-integrimin e Viktimave te Trafikimit.  Ky mekanizëm ka në fokus viktimën, për t’i siguruar lehtësi dhe mbështetje për të tejkaluar traumat dhe për të rifilluar jetën.

Plani Kombëtar i Veprimit për Luftën kundër Trafikimi të Personave, i cili do të miratohet së shpejti parashikon ndër të tjera uljen e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar, goditjen e trafiqeve të paligjshme, mbrojtjen e qytetarëve, institucioneve apo ekonomisë, si dhe rritjen e kapaciteteve për identifikim dhe hetime proaktive.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/04/2024 01:12

    Gjykuar nga cfare u kap e me cfare merreshin,akuzat nuk duhet te jene vetem per trafik njerezish e ceshtjet qe lidhen me to,duhen shtuar /mashtrim i shtetit/ sepse kane perdorur nje sistem te ligjshem si vizat e kontratat e punes per te mashtruar shtetin e kryer trafikun;/armembajtje pa leje/ sepse u kapen arme;/shitje narkotikesh/sepse u gjeten droga dhe fallsifikim dokumentash.

    Përgjigju
  • Beni: 13/04/2024 01:11

    XHULI ME NE FUND DREJTESIA VONON PO NUK HARRON. SA GRA KE LENE PA PAGUAR TE FASONERIA, SA POSHTERSIRA KE BERE! TA GEZOSH BURGUN DHE DALSH NE 2050 PREJT ATY!

    Përgjigju
  • Durrsaku: 13/04/2024 00:32

    Drejtori Departamentit te kufirit duhet te largohet menjeher. Vetem polic kufiri po arrestohen dhe ai si i pa afte duhet te largohet.

    Përgjigju
  • Raei: 12/04/2024 17:44

    A ka polic të arrestuar!janë policët e kufirit dhe shefat e tyre me bashkpunim me trafikantët që bojnë këto trafiqe,për shuma të majme që marrin.

    Përgjigju
  • Daje Sami: 12/04/2024 17:01

    Kokat i keni ne parlament ne qeveri dhe ne bashki.

    Përgjigju
  • Ai cuni: 12/04/2024 14:40

    Disa po perpiqen te thone e ta paraqesin si nje skandal po kjo eshte nje pune e qarte qe shteti do forcohet me shume e me forte e paligjshmerite dhe cdo gje do veje ne vend te vetesic thone nga ana jone do veje haka tek i zotii!

    Përgjigju
    • Honi: 13/04/2024 08:52

      Ik mer bole

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi