VIDEO/Operacioni në Tiranë: Policia: 8 në pranga, 1 në kërkim! Shpërndanin drogën në lokalet e natës

 

Policia ka reaguar për operacionin anti-drogë të zhvilluar në Tiranë. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre edhe drejtuesi. Ndërkohë, një është shpallur në kërkim. Grupi e shpërndante drogën nëpër lokalet e natës në Tiranë.

“Tiranë/Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar "Kodra e Diellit 3", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 

Operacioni i zhvilluar me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë lëshuar 9 urdhra ndalimi, nga të cilët janë ekzekutuar 8 dhe 1 është shpallur në kërkim.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore gjashtëmujore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kodra e Diellit 3".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: H. R., 35 vjeç, V. B., 31 vjeçe, A. H., 19 vjeç, A. A., 20 vjeç, Xh. A., 21 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, D. S., 19 vjeç, dhe I. Gj., 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë. 

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. R.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

1694161160_finalprojekt.00005504.Still063.jpg


Lajmi kryesor:

VIDEO/ ‘Më sill 3 pica’, ‘merr fantat’, goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokalet e natës në Tiranë! Drejtohej nga një çift bashkëshortësh


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?