Operacioni shpirti, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për të gjithë të arrestuarit, 28 në burg, prokurori Maksin Sota dhe 3 të tjerë në 'arrest shtëpie'

Operacioni shpirti, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për të gjithë të arrestuarit, 28 në burg, prokurori Maksin Sota dhe 3 të tjerë në 'arrest shtëpie'

Agustin Deda, Maksim Sota dhe Hekuran Marku

Gjykata e Apelit të GJKKO ka lënë në fuqi masat për të gjithë të arrestuarit gjatë operacionit "Shpirti", në kuadër të të cilit u godit një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari.

Për 28 të pandehurit është lënë në fuqi mas arrest në burg ndërsa 4 të tjerë përfshirë dhe prokurorin Maksin Sota dhe  ish zv.drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla janë lënë në arrest shtëpie.

Arrest në burg është dhënë për Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie është dhënë Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës).

Më 2 korrik u zhvillua operacioni i shtrirë në disa shtete si Shqipëria, Italia, Spanja apo Mali i Zi.  Të përfshirë janë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Deda të cilët dyshohen se kanë pasur rol aktiv në trafikun e drogës drejt Italisë. Maksim Sota u pezullua nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.  Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Sota u akuzua në dosje për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Megjithatë, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". SPAK mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre.

Strukturat e përfshira në operacion:

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Policisë Shqiptare, Agjensite e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po zbatojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e të DDA-së të Barit, – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga anëtari  kombëtar i palës italiane, një vendim mase sigurie të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 personave të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.  Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë dhe Eurojust-it (Organizëm që mbështet kooperimin gjyqësor dhe luftën kundër formave të rënda të kriminalitetit transnacional), i cili i ka dhënë mundësinë personelit të DIA-s së Barit dhe Autoriteteve Shqiptare, Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit të zgjerojnë hetimet, duke u mbështetur në rolin thelbesor të koordimit të siguruar nga Drejtoria Kombëtare e Anti-mafias e Anti-terrorizmit.

Janë vënë në pranga dhe janë dokumentuar shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtarë publik shqiptarë për akuza si pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve "Shefi" e "Kulmi" ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet