TIRANË- SPAK vë në hetim një gazetar e dy punonjës në media për llogari të operacionit "Shpirti". Report Tv mëson ekskluzivisht se hetimet e SPAK me antimafien zbuluan përfshirjen e një gazetari teksa bën marrëveshje me pjestarë të grupit për të lobuar për llogari të tyre. 

Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me canabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.  

Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar nëShqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Nëse akuzat dalin si të provuara, do ishte një skandal i paprecendente që një gazetar shumë i njohur ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik. 'Zëra'' të tillë kanë qarkulluar prej kohësh, por kjo është hera e parë që fillon një investigim nga organet hetuese të mbështetura në përgjime dhe në rrëfimine një bashkëpunëtori të drejtësisë

Operacioni 'Shpirti' 
Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla. Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t'i arrestuar. 

Me arrest në burg
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie
Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)