/ATSH/.- Kërkesat e dala nga mbledhja e parë e kuvendeve komunale me shumicë serbe po vlerësohen si cënuese të rendit kushtetues të Kosovës.
Sipas KosovaPress, zyrtarët e qeverisë së Kosovës thonë se kërkesat të cilat bien ndesh me rendin kushtetues të Kosovës nuk do të lejohen dhe nuk do të pranohen.
Ndërkohë, Oda e Avokatëve të Kosovës u ka bërë të qartë serbëve se nuk do të njihen licencat e Odës së Avokatëve të Serbisë, që ishte parashtruar si kërkesë në dhjetë pikat e tyre.
Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë dy gjëra pas paraqitjes së këtyre dhjetë kërkesave të përfaqësuesve të serbëve, të udhëhequr nga Lista Serbe.
Sipas tij, e para është se duhet ta raportoj në Bruksel këtë ndërhyrje direkte të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës dhe t'ia bëjë të qartë Brukselit se, Beogradi po e shkel me të dyja këmbët marrëveshjen e 19 prillit dhe po vepron në drejtimin e kundërt për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Dhe e dyta, sipas tij, është që Qeveria e Kosovës do duhej që ta ndërpriste dialogun me Beogradin, për aq kohë sa nuk ka zbatim të marrëveshjes së 19 prillit.
Këto dy veprime, Korenica thotë se duhet t'i ndërmarrë Qeveria për faktin se kërkesat e serbëve cenojnë rendin kushtetues të Kosovës.
"Njëra nga parimet e marrëveshjes së 19 prillit është që komunat që do të përfaqësohen me shumicë serbe duhet të përfaqësohen në përputhje me parimet e legjislacionit të Kosovës. Prandaj një veprim i Listës Serbe është sulm direkt ndaj ligjeve të Kosovës, meqë në njëfarë forme aty ka kërkesa për të zhbërë rendin kushtetues, rendin ligjor që ekziston në Kosovë dhe për ta formuar njëfarë etniteti serb që do të kishte kompetenca dhe veto për çdo gjë që ekziston në Kosovë", tha ai.
Sipas tij, "Mustafa duhet t'i bëjë të qartë komunitetit serb në Kosovë që një përfaqësim i tillë, që po bënë Lista Serbe është kundër vetë interesave të tyre, sepse në këtë formë vetëm po nxitet konflikti ndëretnik në Kosovë".
Korenica këto kërkesa të serbëve i shikon edhe si një tendencë për ta kushtëzuar në një formë kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, me krijimin e një asociacioni të komunave që do të kishte kompetenca ekzekutive.
Sipas tij, bërja publike e kërkesave të tilla është tendencë direkte e Beogradit për të hequr dorë nga marrëveshja e 19 prillit dhe për ta faktorizuar Listën Serbe në një format që del jashtë logjikës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murtezaj, thotë se një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë në Republikën e Kosovës, se gjërat që nuk bëhen me marrëveshje të të gjithëve nuk kanë fat të mirë që të funksionojnë, aq më pak kur flasim për aspekte apo kontekste që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet aktuale në fuqi.
Një ndër kërkesat e Listës Serbe ishte edhe që Oda e Avokatëve të Kosovës të pranoj licencat e Odës së Avokatëve të Serbisë, në mënyrë që avokatet që janë të licencuar në Serbi, e jo në Kosovë, të mund të përfaqësojnë klientët në Kosovë.
Por, Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Yll Zekaj, thotë se në asnjë mënyrë nuk do ta plotësojnë këtë kërkesë, sepse kjo nuk lejohet me ligjin për avokatinë.
"Jo, kjo edhe me ligjin e avokatisë, të dy Odat respektive, edhe Odës së Avokatëve të Kosovës por edhe të Serbisë, nuk ju është lejuar njohja e licencave. Kjo shkon në marrëveshje reciprociteti. Nëse në të ardhmen do të këtë një marrëveshje të reciprocitetit, ku Oda e Avokatëve të Serbisë do t'i njoh licencat e OAK-ut dhe avokatët nga Kosova do të kenë të drejtën e përfaqësimit në Serbi, atëherë kjo do të jetë edhe për ne e lejueshme. Deri atëherë nuk kemi ndonjë aktivitet në këtë drejtim", tha Zekaj.
Sipas tij, në OAK janë 6 për qind e komuniteteve të përfaqësuara, dhe komuniteti serb është plotësisht i integruar në OAK. Zekaj tha se në fund të muajit mars pritet nënshkrimi i një marrëveshje me Odën e Avokatëve të Serbisë, si dhe me Odat e Avokatëve të tjerë të Ballkanit, përmes një projekti që financohet nga Shoqata e Avokatëve Amerikan.
Ndërkohë, kërkesat e tjera të Listës Serbe ishin edhe përfaqësimi në të gjitha institucionet e tjera publike, shqyrtimi i privatizimit, përfaqësim më i madh në institucionet qëndrore, vendosja në mënyrë të pavarur për gjërat që kanë të bëjnë ekskluzivisht me serbët dhe të tjera.
/Shqiptarja.com