Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme/ BE e ‘gjunjëzon’: Parlamenti dhe qeveria janë legjitime

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme/ BE e ‘gjunjëzon’: Parlamenti dhe qeveria janë legjitime

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Sorenca ritheksoi sonte se qeveria dhe parlamenti janë legjitim duke prerë  kështu hovin e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se kërkesa e opozitës nëse realizohet mund të krijojë precedent të rrezikshëm për të ardhmen në Shqipëri, por edhe për vendet e tjera.

Ky kusht, për mendimin tonë përfaqëson një precedent të rrezikshëm. Ne nuk mund të kërkojmë që kjo gjë të ndodhë. Kjo mund të krijojë precedent për të ardhmen, por edhe për vendet e tjera. Ne mendojmë që qeveria është legjitime, që Parlamenti është legjitim, por opozita tashmë ka dalë nga Parlamenti. 

Prandaj propozimi për të pasur një platformë kombëtare, në të cilën të mund të bashkëbisedojnë të dyja palët dhe të gjejnë kompromis, më lejoni të them që kultura e kompromisit është një kulturë që ne e kemi mësuar në BE. Kultura e kompromisit është një kulturë që lejon që palët politike të ecin përpara
” tha ambasadori Soreca në emisionin “Përballë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F..off: 02/04/2019 23:33

    Si ne Prillin e 1992 ne Shkoder,PD_ja vazhdon te djege e shkaterroje..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja