FOTO/ Një grusht militantësh të PD shkaktojnë kaos në Tiranë, bllokojnë rrugën

Protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar sot përpara Bashkisë së Tiranës ka shkaktuar një kaos të vërtetë në kryeqytet. Militantët e PD-së, të cilët ishin mbledhur në sheshin përpara bashkisë, bllokuan trafikun në një prej arterieve kryesore të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve dhe duke krijuar vonesa të mëdha.

Ky bllokim i trafikut nuk ndikoi vetëm në aktivitetet e përditshme të qytetarëve, por goditi edhe ekonominë e qytetit, pasi bizneset dhe transporti publik u vunë përballë vështirësive të mëdha për të operuar normalisht. 
Ndërkohë, shumë qytetarë mbetën të bllokuar në trafik.

Në vendngjarje janë shënuar tensione mes militantëve të PD dhe drejtuesve të mjeteve.

Lajm në përditësim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Foto nga lart/ Dështimi i dytë i Belind Këlliçit si drejtues qarku! Nuk mbledh dot më shumë se një grusht militantësh para bashkisë së Tiranës

1726223083_1726223027dron.jpg

Ishin një grusht edhe sot militantët e PD-së që mbështetën protetën e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Militantët që i përgjigjen thirrjeve të Berishës nga penxherja e katit të 8-të e apartamentit të tij sa vijnë e pakësohen. Po kështu dhe Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën  dështoi sërish dukshëm në përpjekjet e tij për të mobilizuar mbështetësit e PD-së para bashkisë për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakuat Erjon Veliaj dhe lirimin e Sali Berishës.

Ky është dështimi i dytë brenda pak ditësh i Këllicit i cili arriti të grumbullonte një numër të ulët dhe larg pritshmërive të PD-së edhe para SPAK më 11 shtator kur do i komunikohej akuza Sali Berishës. 

Pjesëmarrësit në protestë janë ata pak, të përhershmit, e nuk mungon Sali Lusha, ish truproja e Sali Berishës kur ka qenë president. 

S.B/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është një republikan i etur për pushtet

Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është një republikan i etur për pushtet