Hajdarmataj për Report TV: Vazhdoj të hetoj çështjen Tahiri!

Hajdarmataj për Report TV: Vazhdoj të hetoj çështjen Tahiri!

Saimir Tahiri dhe Besim Hajdarmataj (i dyti djathtas) në Kuvend

Pas shkarkimit të Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nga ana e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, opozita ngritit alarmin, duke e interpretuar një lëvizje të tillë, si përpjekje të Edi Ramës për të mbyllur çështjen “Tahiri”, nëpërmjet kapjes së Prokurorisë.

Edi Paloka nga PD tha se “Ceshtja u zgjidh; prokurori i krimeve te renda qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, eshte shkarkuar. Ky eshte fundi...”.

Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte në një linjë. “Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme! Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë” – tha ajo.

Por vetë Hajdarmataj i ka hedhur poshtë indirekt këto zëra, duke bërë të ditur se vijon ta hetojë çështjen “Tahiri”.

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda në një prononcim telefonik për Report Tv ka sqaruar se do të vijojë të jetë prokuror i çështjes “Tahiri”.

I pyetur nëse do te vijojë te jetë prokuror i dosjes Tahiri, Hajdarmataj u shpreh:

Unë do të vijoj të jem prokuror i kësaj çështje, nuk më është komunikuar gjë nga drejtuesit. Do të punoj dhe hetoj me të njëjtin përkushtim si më parë.

Besim Hajdarmataj

Sa i përket motivacionit të shkrimit, Hajdarmataj deklaroi:

Nuk më takon mua të flas për motivacionin, është kryeprokuroja Arta Marku që duhet të sqarojë motivet dhe pse e mori këtë vendim.

 Do të vijoj të jem prokuror i thjeshtë në këtë prokurori dhe do të punoj me të njëjtin përkushtim. Normalisht shkarkimi nuk është motivim por kjo nuk do të ndikojë aspak në punën time si prokuror.

Besim Hajdarmataj për Report TV

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trump.: 09/05/2018 22:04

    KY do ndjek ceshtjen TAHIRAMETA Pasi te marre bekimin nga DONALD LU .DONALD LU ESHTE KRYEPROKUROR I TIRANES , JO NE RRETHET E TJERA TAHIRI ESHTE ME FAT SE ESHTE TEPELENAS POR I RILINDUR NGA PARTIA SOCIALISTE NE TIRANE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen